Burg pa afat treshes së "Don Boskos"

19/03/2005 Të pandehurit mohojnë akuzën dhe fshehin provat
TIRANË – Janë betuar që numrin e telefonit që ndodhej në kartën e viktimës së "Don Boskos", të mos e tregojnë. Megjithëse janë përgjuar, nuk kanë përmendur emra, po kështu kanë bërë edhe në momentin e marrjes në pyetje. Kanë mbetur në burg pa afat dje tre të dyshuarit për lidhje me personin që hodhi veten në erë disa ditë më parë në lagjen "Don Bosko".
Të pandehurit
Mario Hasani, Elvis Perthi dhe Ardian Llapushi, pas dhënies së vendimit nga gjyqtarja Alkelina Gazidede, janë dërguar përsëri në dhomat e Komisariatit numër 3 Tiranë, në pritje të vazhdimit të hetimeve paraprake. Akuza ndaj këtyre të pandehurve është ajo e fshehjes së provave, që ndihmojnë në zbulimin e së vërtetës. Prokurori Besnik Muçi, pasi paraqiti të gjitha provat në gjykatë, kërkoi lëniën e të arrestuarve në burg pa afat. Sipas akuzës, tre të dyshuarit e njohin personin që hodhi veten në erë, madje, ata kanë biseduar me të dhe e dinë se çfarë qëllimi ka patur. Kjo gjë është verifikuar nga tabulatet telefonike. Prokurori Muçi i paraqiti gjykatës prova, të cilat vërtetonin se tre të pandehurit para se të ndodhte ngjarja në lagjen "Don Bosko", kanë patur lidhje me "kamikazin". Kjo është vërtetuar nga kartat telefonike.
Telefonat
Numrat e të pandehurve janë gjetur në kartën e personit të
vrarë. Megjithatë para gjykatës askush nuk ka dhënë ndonjë shpjegim. Nuk kanë pranuar akuzën para gjykatës, madje, janë shprehur se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, që e kanë quajtur të shëmtuar. Nuk kanë treguar as emrin e personit me të cilin kanë komunikuar disa ditë rresht dhe që nga policia mendohet se është viktima e "Don Boskos". Edhe avokati që ka mbrojtur interesat e tre të pandehurve në seancën e djeshme të caktimit të masës së sigurimit, Vladimir Meçi, nuk ka pranuar asgjë në gjykatë. Me provat e tij, ai ka kundërshtuar akuzën, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre klientëve që përfaqëson. Masa e arrestit për tre të pandehurit nga Dushku i Lushnjës, që tashmë është vërtetuar se janë të afërm të Leonard Priftit, (gjykohet në mungesë për vrasjen e oficerit Klenti Bano), u dha në orët e vona të pasdites së djeshme. Pas vendimit të shpallur në prani të të pandehurve, reagimi i familjarëve ishte i ashpër. Familjarët nuk kanë qenë dakord me mënyrën se si ka proceduar prokurori, madje dhe avokati. Ata janë shprehur se nuk kanë patur takim me avokatin dhe se ky i fundit nuk i ka shpjeguar se si qëndron puna. Ndërkohë që para se të jepej vendimi, familjarët e të pandehurve u shprehën se deri tek avokati Meçi kanë arritur nëpërmjet disa personave të njohur. Përmendim këtu se avokati Vladimir Meçi është avokati që mbron interesat e disa prej të pandehurve që bëjnë pjesë në të ashtuquajturin "grup i Lushnjës".