Zeqir Perthi, im bir e ka vëlla nga nëna Leonard Priftin
19/03/2005 Babai i Elvis Perthit shpjegoi dje se ndodhet në një situatë të vështirë. Policia, pasi i ka arrestuar djalin, i ka vajtur në shtëpi dhe ka ushtruar kontroll. Nuk beson në asnjë mënyrë që djali i tij të ketë lidhje me ngjarjen te "Don Bosko". Ai shprehet se është familje e ndershme dhe nuk ka qenë i ngatërruar asnjëherë me persona të inkriminuar.
Kur e morët lajmin se djali juaj ishte i ndaluar nga policia e Tiranës?
Më 14 mars djali niset me kunatin e tij për të festuar Ditën e Verës në Tiranë. Atë ditë nuk erdhi në shtëpi. Të nesërmen vjen policia dhe pasi më njofton bën kontroll të imtësishëm, sikur tek unë të ndodhej një arsenal i tërë armësh.
Përse erdhi djali në Tiranë dhe me kë?
Unë e mësova nga një shoku i tij, Hysni Lila, që në kohën kur djali ishte në makinë e telefonoi një femër dhe i la takim në Tiranë. Hysniu ndodhej në makinë me djalin tim dhe me dhëndrin Ardian Llapushi. Pasi u shoqërua Hysniu u la i lirë, ndërsa djalin tim e mbajtën. Unë di të them se djali nuk ka lidhje me atë ngjarje dhe nuk ka bërë asnjë krim. Unë jetoj për bukën e gojës. Djali fillon punën me mua në mëngjes dhe e lë në mbrëmje.
Çfarë lidhje ka djali juaj me Leonard Priftin?
Elvisi e ka vëlla prej nëne Leonard Priftin. Por, unë di të them se Elvisi nuk e ka takuar asnjëherë atë, madje, nuk e njeh fare. Leonardi është rritur jetim pa baba. Nëna e Leonardit është martuar me mua dhe kemi dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Që të dy fëmijët nuk e njohin Leonardin. As unë nuk e kam parë asnjëherë atë. Leonardi është rritur tek gjyshërit e tij në Lushnjë, pra tek daja, Krenar Hasani.
Po gruaja juaj është takuar me djalin e saj Leonardin?
Gruaja nuk e di se çfarë ka bërë, por di të them se fëmijët e mi nuk janë ngatërruar asnjëherë me të dhe nuk e dinë se ku qëndron. Unë kërkoj që policia para se të më arrestojë djalin të vijë e të pyes se kush jam dhe se me çfarë merrem.