E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krijohen dy komisariatet e reja në Tiranë

19/03/2005  Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka komunikuar dje zyrtarisht ngritjen e rajoneve të policisë së Kamzës dhe Kombinatit në nivelin e komisariatit, ndërsa postën e policisë në Vorë në nivelin e rajonit të policisë. Lajmi është bërë i ditur dje nga zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Alma Katragjini, e cila theksoi se me këtë riorganizim të komisariateve të policisë prishet edhe ndarja tradicionale qytet-fshat, duke zvogëluar territorin dhe duke u dhënë përgjegjësi çdo komisariati si në qytet dhe në fshat. Ajo shtoi se ky riorganizim bëhet për të rritur efektivitetin e strukturave policore në Tiranë në luftën kundër veprimtarisë kriminale. Katragjini tha se riorganizimi do të parandalojë krimin dhe do të rrisë sigurinë në drejtim të rendit dhe sigurisë publike. Tashmë Tirana ka në dispozicion gjashtë komisariate policie, ndërsa priten të formohen edhe linja të reja të Prokurorisë, si ajo e cila do të hetojë kallëzimet e bëra nga SHKB-ja dhe struktura e re për hetimin e deklaratave të pasurive të mbi 3000 zyrtarëve. E.H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›