E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi policin zbulohet bashkautori

Policia ka identifikuar edhe
autorin tjetër të plagosjes së
punonjësit të policisë, Artan
Metuku. Hetimet për ngjarjen e
ndodhur dy ditë më parë në Tiranë
kanë sjellë fakte të reja, duke
identifikuar bashkëpunëtorin e
të arrestuarit Erlis Belba. Burimet
policore bënë të ditur se
për këtë ngjarje është arrestuar
Erlis Shaban Belba, 25 vjeç, lindur
në Pogradec dhe banues në
rrugën "Babë Rexha". "Arrestimi
i tij u bë pasi në orën 19:00 të dy
ditëve më parë, në rrugën ‘Babë
Rexha‘, në bashkëpunim me Ardian
Bregasin, 32 vjeç, dyshohen
se kanë plagosur me automatik
punonjës i FNSH-së, Artan
Metuku, 35 vjeç, i cili ndodhet në
spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se Bregasi, tashmë i
identifikuar, është shpallur në
kërkim nga policia, ndërkohë që
gjatë kontrolleve të ushtruara
është gjetur edhe arma e krimit.
Policia tha se bllokoi një automatik
"Kallashnikov" dhe 40
fishekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›