Nxënësja e Luan Zhegut, talent në konkursin ballkanik
08/12/2008 Aktivitete në Durrës me datat 6 dhe 7 dhjetor
Talentet në fushën e artit kanë sjellë në Durrës emrat e mëdhenj të këngës dhe muzikës si L.Zhegu, J.Papingji, K.Qafoku, Y.Ramazoti, A.Krajka dhe shumë personaliteteve të njohura. Afro 200 fëmijë janë ngjitur në skenën e pallatit të kulturës në Durrës për të manifestuar përkushtimin, dhuntitë dhe talentet e tyre në këngë ne instrumente muzikore. Mes shumë fëmijëve ka rënë në sy pjesëmarrja dhe talenti i vajzës 7-vjeçare Aurora Kapo. Në ditën e dytë të festivalit të IV ballkanik të këngës për fëmijë në Durrës takimi është mbyllur nga artistja e vogël Kapo, e cila ende nuk i ka mbushur të shtatë vitet. Përgjegjësi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Naim Kërçuku, ka thënë se vajza është debutuese në festival për të dytën herë. Ajo ka nisur të ngjitet në skenë dy vjet më parë në moshën 5-vjeçare duke tërhequr vëmendjen e artistëve të mëdhenj si L.Zhegu e J.Papingji, nxënëse e të cilëve është 7-vjeçarja Aurora Kapo. Fëmija është shpallur fituese e trofeut për interpretuesen më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të zhvilluar në Shkodër. Në qytetin verior vajza, e cila është në klasën e dytë të shkollës “Iliria” ka dalë në skenë me këngën “Pinoku” të Luan Zhegut duke tërhequr ndjeshëm vëmendjen e artistëve dhe organizatorëve. Në Durrës me datat 6 dhjetor dhe 7 dhjetor 2008 janë ngjitur në skenë fëmijë nga rrethe të ndryshme të vendit tonë si dhe 4 grupe nga Bullgaria shqipfolëse, Shkupi, Australia e largët dhe Mali i Zi. Mbyllja e festivalit “Bilbilat e Adriatikut” iu besuar këtë herë fitueses së zërit më të mirë në interpretim të organizuar në Shkodër, Aurora Kapo. Fëmija vetëm 7 vjeç është paraqitur me këngën “Koncert i ëndrrave” me tekst të E.Hyseni dhe muzike e orkestrim të Klodian Qafoku. Interpretuesja me banim në Plazhin e Durrësit ka qenë më e vogla e festivalit ashtu si dhe në takimin e Shkodrës. Ajo në mënyrë sistematike edukohet në anën profesionale nga L.Zhegu e J.Papingji, të cilët i janë deklaruar drejtuesve të QKF në Durrës se Kapo është një talent me shumë vlerë dhe me shumë të ardhme. Aurora njëherësh me mësimet studion edhe për piano, ndërkohë që kompozitori me aktivitet të gjerë artistik në Durrës Agron Xhunga ka pohuar se Aurora Kapo ka tregues shumë cilësor. Vajza thuhet se merr mësime piano 4 orë në ditë duke tërhequr jo vetëm kureshtjen e aktorëve të artit, por edhe të kritikës së muzikës dhe këngës.
Xh. Gradica