Ulen afatet dhe taksa e shitblerjes
08/12/2008 Reforma Rregullatore, Task Force shkurton kohën për regjistrimin e pronës nga 30 në 7 ditë
Dokumentet mbeten të njëjta. Tarifa mendohet të zbresë me 3 deri në 4 për qind
Nis diskutimi për uljen e taksës për shitblerjen e pronës. Aktualisht kjo taksë, e cila është në masën prej 10 % të vlerës së shitjes ose blerjes së pronës, është menduar të ulet, ndërsa diskutimi ka nisur në mbledhjen e djeshme të Task Force të Reformës Rregullatore. Burime nga ky takim shprehen se është menduar që taksa e re të zbresë nga 10 % në 6 ose 7 %, megjithëse i gjithë procesi është në fazën e diskutimit. Ndërkohë Task Force ka vendosur që afati për të regjistruar një pronë nuk do të zgjasë më 30 ditë, por vetëm 7 ditë, sikundër do të ketë edhe një thjeshtim për procedurat e regjistrimit të pronës. Në këtë kuadër, ekspertët kanë propozuar uljen e taksës, ndërsa dokumentet që duhen për të regjistruar pronën do të jenë të njëjta me ato që duhen aktualisht për regjistrimin e pronës.
Vendimet
Task Force për Reformën Rregullatore analizoi punën e bërë për legalizimin e procedurave, duke theksuar domosdoshmërinë e lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të panevojshme si dhe uljen e kostos për biznesin. Në mbledhje u diskutua dhe u vendos përgjysmimi i dokumentacionit të kërkuar për procedurat e zhoganimeve për importet dhe eksportet. Gjithashtu Task Force diskutoi edhe për procedurat e regjistrimit on-line të biznesit, si një tjetër hap për thjeshtimin e të bërit biznes në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit.
Ndryshimet
Deri më tani regjistrimi për një pronë në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme zgjaste 30 ditë, ndërsa pas vendimit të Task Force procesi nuk do të zgjasë më shumë se 7 ditë. Dokumentacioni për regjistrimin e pronës mbetet i pandryshuar, dhe kjo sipas anëtarëve të Task Force ka të bëjë me faktin se është gjykuar që të gjitha dokumentet që duhen aktualisht për regjistrimin e pronës janë të domosdoshme në këtë proces. Ajo çka Task Force nuk ka mundur të vendosë në mbledhjen e djeshme ka të bëjë me taksën prej 10 % të shitblerjes së pronës, e cila është menduar të ulet. Burime shprehen se thjesht ky proces është në fazën e diskutimit, por mendohet që ulja e vlerës së taksës me 3 deri në 4 % të realizohet brenda një kohe të shkurtër. I gjithë thjeshtimi i procesit pritet të ndikojë pozitivisht në situatën aktuale të regjistrimit të pronësisë, një fushë kjo e kritikuar në pothuajse të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Në raportin e progresit të Komisionit Evropian nënvizohej fusha e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi sa u përket të drejtave të pronësisë problemet mbeten në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, në kthimin dhe kompensimin e pronave dhe ndërtimet informale.