E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Kavajes ndjese publike per lajmin e rreme

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, emri i të cilit u lakua dendur këto 2 ditë, për shkak të incidentit me gruan e tij, nëpërmjet një letre të hapur kërkon ndjesë publike.

“I kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë”, shkruan Roshi, i cili në asnjë paragraf të letrës nuk përmend emrin e bashkshortes së tij. ”Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithçka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore.

U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres” vijon ai duke u angazhuar për profesionalizëm në kryerjen e detyrës si të vetmen rrugë për shlyerjen e këtij detyrimi”. Çdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem.” –mbyll letrën e tij kryebashkiaku i porsazgjedhur i Kavajës Elvis Roshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›