Zgjidhja per 8 Majin Orban Ndiqni modelin amerikan

Kryetari i rradhës së Bashkimit Europian, njëkohësisht kryeministër i Hungarisë, Viktor Orban ka sugjeruar forcat politike në Shqipëri të ndjekin shembullin amerikan për shpalljen e rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një konference për shtyp, Orban ka paralelizuar situatën në Shqipëri me atë që ndodhi vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpalljen e rezultatit final të zgjedhjeve. Duke interpretuar këtë praktikë amerikane, kryeministri Hungarez kërkoi nga subjektet politike shqiptare të lejojnë gjykatat të marrin vendimin përkatës.
“Nuk mund të ndërhyj në punët e brendshme. Por e vetmja gjë që ne mund të themi në parim është që në të tilla raste të bëni si amerikanët. Ju duhet të shikoni votat, fletët e votimit. Pas kësaj ju duhet të mbështeteni në karriget tuaja dhe të lejoni gjykatat të marrin vendimin përkatës. Nuk ka gjë më të mirë se praktikat amerikane”-tha Orban.
Kryeministri Sali Berisha e konsideroi këtë rast unik në Shqipëri si një test për institucionet shqiptare, të cilat sipas tij duhet të zbatojnë vetëm ligjin. Në argumentin e tij, berisha theksoi se votat e hedhura në kutitë e gabuara duheshin numëruar pasi ato vota sipas ligjit nuk përfshihen në vota të pavlefshme.
“Çështja e votave në kutitë e tjera, numërimi i tyre është një çështje themelore ndërgjegjeje. Politikani, si çdo njeri, ka për detyrë të qëndrojë prapa bindjeve të ndërgjegjes së tij. kjo është praktika e vendeve të qytetëruara. Kjo është praktika e vendeve që kanë një traditë 200 vjeçare në zgjedhje dhe një sistem drejtësie më të fortin. Dhe mbi bazën e ligjit shqiptar, i cili në të gjitha përcaktimet e tij nuk i përfshin këto vota në vota të pavlefshme, ne kërkuam numërimin e tyre. Por ne themelin e çdo sistemi, ligji bazë është numërimi i çdo vote”-tha Berisha.
Lidhur me mungesën e opozitës në Parlament, kryeministri hungarez dha interpretimin e tij duke iu referuar ‘modelit hungarez’, cka në mënyrë të qartë do të thotë se kush nuk paraqitet në seancë parlamentare nuk ka të drejtë të marrë edhe përfitimet mujore si deputet.
“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia ime fitoi 2/3 e Parlamentit. Kështu që ne ishim në gjendje të bënim një Kushtetutë të re. Opozita donte të na bllokonte dhe vendosi të mos merrte pjesë në amendimin e kësaj kushtetute. Kështu që ata dolën jashtë Parlamentit. Por në fund, ne e miratuam Kushtetutën e re dhe Kryetari i Parlamentit thjesht nuk i pagoi deputetët të cilët nuk morrën pjesë në Kuvend”- u shpreh Orban.
Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryetari i rradhës së BE-së bëri me dije se ky process nuk është një çështje date, por një çështje që ka të bëjë me eksperiencën dhe përvojën. Kryeministri Orban theksoi se është në interesin e Bashkimit Europian që ta ketë Shqipërinë pranë strukturave të saj, duke garantuar se Hungaria është në anën e Shqipërisë në të gjitha aspektet.
Erjon Ajazi