Burg përjetë, vrasësit të ish-gruas e vjehrrës
22/10/2004 TIRANË –Ka qëlluar për vdekje mbi ish-gruan dhe nënën e saj, ka pesë muaj që është shpallur në kërkim dhe së fundi rrezikon burgim të përjetshëm. Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë përfundoi dje hetimet ndaj Kastriot Maksutit. 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe vjehrrës së tij. Ai rrezikon burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor për veprën penale të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta me pasojë vdekjen e dy personave. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thanë dje se ky institucion ka dërguar dje në Gjykatë dosjen penale në ngarkim të Kastriot Maksutit, i cili kryen jetë ilegale që nga data 3 qershor e këtij viti. Atë ditë ai ka qëlluar për vdekje në banesën e tyre në Korçë, ish-gruan Ervenika dhe nënën e saj, Hurma. Bashkëfshatarë të viktimave, por edhe të personit të akuzuar, pritet të marrin rrugën drejt Tiranës, pasi hetuesit e Krimeve të Rënda dëshmitë e tyre i kanë provën kryesore për të akuzuarin.
Akuza
Mungesa e provave dhe fajësia e 28-vjeçarit kanë një lidhje të çuditshme. Edhe pse ishte rikthyer në shtëpinë e ish-gruas së tij për t'i kërkuar “të kthehej”, pas vrasjes Kastriot Maksuti është treguar më shumë se i kujdesshëm. Asnjë gëzhojë, armë apo gjurmë gishti nuk kanë gjetur hetuesit në banesën e Ervenika Hyskës dhe nënës së saj, Hurma Hyska, ku ndodhi vrasja. Ashtu siç ishin zhdukur gjurmët dhe provat e ekzekutimit të dyfishtë, autori i saj ishte larguar. Këtu fillon argumenti i kërkesës së Prokurorisë për dënimin e autorit të vrasjes me burgim të përjetshëm, “për një vrasje me ndërgjegje të plotë”. “Nga veprimet në vendngjarje, autori ka treguar se ka fshehur provat, se nuk është penduar dhe mbi të gjitha mund ta ketë planifikuar vrasjen më parë”, thanë hetuesit. Ata e kanë provuar fajësinë e të akuzuarit me dëshmitë e bashkëfshatarëve të dy viktimave dhe autorit të vrasjes. Dëshmitarët kanë përshkruar me imtësi të gjitha lëvizjet dhe veprimet që ka kryer Kastriot Maksuti, në datën 3 qershor, kur ndodhi vrasja. 28-vjeçari akuzohet se ka kryer vrasjen për shkak të cilësive të veçanta, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, sipas të cilit dënohet me 25 vjet burg ose burgim të përjetshëm.
Ekzekutimi
Në orët e para të 3 qershorit të këtij viti, Kastriot Maksuti e ka kaluar pragun e shtëpisë së ish-gruas së tij për t'i kërkuar dorën për herë të dytë. Ish-bashkëshorti i Ervenikës, 24-vjeçare, ka shkuar në shtëpinë e prindërve të ish-gruas së tij në fshatin Kamenicë dhe ka tentuar të rikthejë në shtëpi ish-bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë. 28-vjeçari Maksuti ka kërkuar që të flasë me Ervenikën, ish-bashkëshorten e tij. “I akuzuari ka debatuar me ish-gruan e tij, duke qenë e pranishme edhe nëna e saj, Hurma Hyska, e cila së bashku me të bijën nuk kanë parapëlqyer praninë e tij në banesën e tyre”, thanë hetuesit. I akuzuari ka tentuar më pas të rrëmbejë forcërisht ish-gruan e tij dhe, pasi ka hasur në rezistencë ka shtënë me pistoletë ndaj dy viktimave, Ervenika dhe Hurma Hyska. Ngjarjen e rëndë e ka parë motra e vogël e Ervenikës, e cila është është larguar me vrap për të njoftuar babain e saj që punonte në arë.