Burg përjetë vrasësve të tregtarit të gipsit

16/06/2005 Prokuroria kërkon dënimin për të pandehurit Guxha e Dedndreaj
TIRANË – Prokurori Blerim Tominaj kërkoi dje para gjyqtarit Kreshnik Omari, burgim të përjetshëm për dy të pandehurit Artur Guxha dhe Nik Dedndreaj, akuzuar për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e pronarit të gipsit, Vladimir Vezaj. Asnjë reagim nuk ka patur nga të pandehurit pas leximit të konkluzioneve nga prokurori. Që në fillim janë penduar për veprën penale. Nuk kanë dashur të përballen me dëshmitarë në sallën e gjyqit, duke i dhënë fund procesit brenda pak kohësh. Për përfaqësuesin e akuzës, Artur Guxha 35 vjeç dhe Nik Dedndreaj 27 vjeç, janë fajtorë për vdekjen e shtetasit Vladimir Arizaj. Vdekja e tij erdhi pas një torture me thika nëpër rrugët e Tiranës. Pronari i gipsit u mundua të shmangte vdekjen, por goditjet qenë tepër të rënda. Kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit. Artur Guxha, 35 vjeç dhe Nik Dedndreaj, 27 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Vladimir Arizaj. Ngjarja ndodhi në fillim të marsit të këtij viti. Guxha dhe Dedndreaj kishin një borxh prej 3 milionë lekësh të vjetra viktimës. Për të mos e larë këtë borxh, ata e kërcënojnë. Por gjithçka është bërë brenda pak orësh. Në fillim të marsit, saktësisht në datën 5, të pandehurit takojnë Vladimir Arizajn, i cili ishte me makinë. Nën kërcënimin e thikave që mbanin me vete, tha prokurori, ata e detyrojnë të mos u kërkonte më para. Tentativa e viktimës për të shkuar në polici bëri që Guxha dhe Dedndreaj të përdorin dhunën. Ata e qëllojnë disa herë me thika, deri sa i shkaktojnë vdekjen. Të pandehurit kanë pranuar gjithçka. Janë ndjerë të penduar për krimin që kanë bërë. Ndërsa kërkuan që gjyqi ndaj tyre të bëhet me procedurë të shkurtuar. Kërkesa u pranua nga gjykata. Në gjyq, para gjyqtarit Kreshnik Omari mbrohen nga avokatët Maks Ostreni dhe Baftjar Rusi. E pranuan akuzën para gjykatës pa asnjë kundërshtim. Kanë treguar se kur janë nisur për të takuar pronarin e gipsit, Vladimir Arizaj, nuk kanë patur si qëllim vrasjen e tij. Megjithëse me vete kishin marrë edhe thikat që, tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Të pandehurit janë shprehur në gjykatë se viktimës i kishin një borxh të palarë që prej gushtit të vitit 2004.
Alma Çuka