E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehej nga dasma, aksidenton në rrugë vogëlushin

Kuçovë

Drejtonte makinën në gjendje të dehur pas kthimit nga një dasmë, aksidenton një fëmijë 6-vjeçar, ndërkohë që është ndaluar nga policia. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se dje, rreth orës 16:00, është bërë ndalimi i Mesim Sula, 38 vjeç, banor në qytetin e Kuçovës. Mësohet se 38-vjeçari pak minuta përpara ndalimit ka aksidentuar në lagjen “1 Maji” të Kuçovës, vogëlushin me inicialet S.P, 6 vjeç. Djali ka qenë duke luajtur përpara pallatit të tij, në kohën kur është aksidentuar nga mjeti tip “Volvo” që drejtohej nga Sela. Vogëlushi ka marrë menjëherë ndihmën e parë shëndetësore pranë spitalit të Beratit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ekspertët e qarkullimit rrugor që mbërritën në vendin e ngjarjes nisën hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur, pasi kthehej nga një dasmë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›