“Shqipëria aleat i rëndësishëm për SHBA-të”
10/12/2010 Klinton takon ministrin Haxhinasto:
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, deklaroi pas takimit që zhvilloi dje me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, se Shqipëria është një partner dhe aleat i rëndësishëm për SHBA-të. Haxhinasto, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA,
në studion e Zërit të Amerikës, u shpreh se gjatë bisedës që zhvilloi me kryediplomaten amerikane, Klinton, vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe tha se SHBA e konsideron Shqipërinë si një aleat të vyer. Ndër të tjera, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se synimi i këtij takimi ishte riafirmimi i miqësisë së jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe diskutimi i axhendës bilaterale për rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
“Kemi folur për rolin në rritje të Shqipërisë në përballimin e sfidave si anëtar i NATO-s. Është vlerësuar trajnimi që trupat shqiptare po u bëjnë atyre afgane”, u shpreh ministri i Jashtëm. Gjithashtu, ai bëri me dije se “Me sekretaren e shtetit Klinton kemi folur edhe për rajonin, ku u vlerësua kontributi i Shqipërisë, ndërsa është kërkuar një dinamikë e re e procesit të njohjeve kundrejt Kosovës”, – u shpreh Haxhinasto