Ministria e Mbrojtjes, kërkon klubin “Partizani”
10/12/2010 Kërkesa depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës
Kërkohet, autorësia e pronësisë së klubit legjendë
TIRANE- Pas problemeve të shumta ligjore mbi pronësinë që ka klubi i futbollit “Partizani”, tashmë këtij të fundit i është shtuar edhe një problem tjetër ligjor, pasi mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka paraqitur në gjykatën e Tiranës një padi civile ku kërkon që futboll Klub Partizani të rregjistrohet për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes. Kërkesa me nr.15166 është rregjistruar në sekretari në 1 dhjetor dhe ka si objekt mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Ndërkohë që pala e paditur në këtë çështje është shoqëria aksionere “Partizani”Sh.a që administrohet me 60 për qind të aksioneve nga Albert Xhani dhe me 40 për qind nga Parro Laçi. Sipas objektit të padisë civile Ministria e Mbrojtjes kërkon nga gjykata konstatimin e pavleshmërisë të veprimeve juridike mbi rregjistrimin e markës me emrin Futboll Klub Partizani dhe zhvlerësimin e rregjistrimit të markës Futboll Klub Partizani për llogari të shoqërisë aksionere “Partizani” Sh.a. Më tej në objektin e padisë së Minsitrisë së Mbrojtjes kërkohet që gjykata të detyrojë rregjistrimin e markës Futboll Klub Partizani për llogari të institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Për shqyrtimin gjyqësor të kësaj padie shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Ilir Çeliku, i cili pritet që në ditët në vashdim të miratojë ose të rëzojë kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes. Me sa duket kjo ministri ka shfrytëzuar momentet e vështira që po kalon klubi i futbollit “Partizani”, për të rimarrë pronësinë e këtij ekipi që është themeluar nga ministria e mbrojtjes duke shfrytëzuar talentet mes radhëve të ushtrisë. Të pyetur nga gazeta mbi padinë e ministrisë, disa specialistë të futbollit të këtij klubi skanë shfaqur habinë, duke shtuar se një gjë e tillë priteshe nga dita në ditë. Kjo sipas tyre, u nënkuptua fare qartë menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila për stërvitjen e ekipit të “Partizanit” disa javë më parë vuri në dispozicion terrenet e saja sportive që ndodhen në ambientet e Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”. E. Qyno