Kallëzime me postë në Prokurori
13/12/2010 Ndryshojnë rregullat, prej dy javësh qytetarët shkëmbejnë letërkëmbime me hetuesit e çështjes
Ndalohet rreptësisht hyrja në Prokurori dhe dhënia e informacionit tek zyra e Regjistrit të Procedimeve
TIRANE-Çdo qytetar që është i interesuar të depozitojë në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ose të marrë takim me prokurorin apo oficerin e çështjes, tashmë duhet t’i drejtohet në fillim zyrës së postës dhe jo direkt të kërkojë takim në zyra e informacionit pranë kësaj prokurorie. Ndryshimi i rregullave mësohet se ka filluar që prej datës 1 dhjetor, ku një urdhër i firmosur nga drejtuesit e Prokurorisë së kryeqytetit, ka bërë që qytetarët duhet të shkëmbejnë nëpërmjet postës letërkëmbime mes prokurorit dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, me qëllim që këta të fundit t’i informojnë personat e interesuar deri në çfarë faze hetimi është kallëzimi i bërë prej tyre. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Tiranës, ndryshimi i rregullores ka si qëllim shmangien e takimeve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe prokurorëve, takime këto që dyshohet se sillnin dhe rritjen e nivelit të korrupsionit në këtë institucion. Rregullorja e re ndalon hyrjen e qytetarëve brenda ambienteve të Prokurorisë. Ata lejohen vetëm në rastet kur janë thirrur nga oficeri apo prokurori për të dhënë deklarime mbi një dosje hetimore. Rregullorja i ve sanksione dhe avokatëve në rastet kur këta kërkojnë të shkojnë në zyrën e Regjistrit të Prokurorisë. Mësohet se në këtë zyrë nuk u lejohet të interesohen edhe vetë prokurorë apo oficerët për kallëzimet dhe procedimet e regjistruara në të. Ata që e vuajnë më tepër këtë format komunikimi dhe që nuk arrijnë të kuptojnë pikat e rregullores së re, janë qytetarët e thjeshtë që interesohen çdo ditë, mbi fatin e kallëzimeve të tyre, për emrin e prokurorit që heton dosjen etj. Rregullorja e re i detyron ata që për veprimet që duan të bëjnë dhe kërkesat që kanë, duhet t’i paraqesin në postën shqiptare. Kjo e fundit pasi merr zarfin postar, ia dërgon atë Prokurorisë së Tiranës, ku në këtë institucion është zyra e regjistrit që njihet e para me zarfin. Më tej zarfi i referohet prokurorit ose oficerit të çështjes, i cili pasi është vënë në dijeni mbi kërkesat apo pretendimet e qytetarit, vendos ose jo që t’i kthejë përgjigje. Mirëpo, sipas qytetarëve, kjo rregullore ka sjellë shtimin e procedurave, të cilat duan shumë kohë për t’u informuar. Sipas ligjit në fuqi të informimit duhet të paktën 40 ditë nga dërgimi i kërkesës që institucioni të të kthejë përgjigje. Ndërkohë që në disa raste një gjë e tillë as që ndodh fare, ku duket se letrat e dërguara nga qytetarët bien në vesh të shurdhër. Të ndodhur në këto kushte ata detyrohen të qëndrojnë para Prokurorisë së Tiranës, me shpresën se do arrijnë të mësojnë mbi fatin e kallëzimeve të tyre, si dhe mbi emrat e personave që kryejnë veprime hetimore.
Shtetasit nën hetim
E njëjta procedurë është vendosur edhe për shtetasit e vënë nën hetim apo të pandehurit që hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë. Duke përjashtuar vetëm rastet kur ata thirren nga Prokurori për t’u marrë në pyetje, atyre nuk u lejohet të ngjitin shkallët e Prokurorisë, me pretekstin se kërkojnë të marrin takim me prokurorin apo të interesohen në zyrën e Regjistrimit të Procedimeve nëse është pushuar hetimi apo jo. Sipas burimeve me marrjen e informacionit nga ana e qytetarëve, këta të fundit takojnë prokurorët e oficerët në rrugë, duke biseduar për fatin e dosjes në ngarkim të tyre që Prokuroria është duke hetuar. Burimet shtojnë se këto praktika të vjetra, i hapnin mundësi sekserëve që ata të ndikonin tek prokurori apo gjyqtari, me qëllim pushimin e hetimeve. Ndikimi mund të bëhet në të gjitha format, duke filluar nga dhënia e shumave financiare e deri tek dhuratat e shtrenjta.
Avokatë e qytetarë
Për të dyja palët rregullat janë të njëjta. Atyre nuk u lejohet të hyjnë në Prokurorinë e Tiranës, duke marrë takim me punonjëset e zyrës së Regjistrimit të Procedimeve Penale. Avokatëve dhe qytetarëve të thjeshtë u lejohet të takohen me prokurorin apo oficerin e Policisë Gjyqësore në raste kur këta të fundit i kanë dhënë “ok” vizitës së tyre. Kur një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë e vetmja mundësi që i mbetet është planifikimi i takimit jashtë ambienteve të Prokurorisë. Në rast se një gjë e tillë nuk mund të realizohet, avokatët dhe në shumicën e rasteve qytetarët, i drejtohen zyrës së postës shqiptare. Nëpërmjet këtij institucioni qytetarët prej dy javësh kryejnë letërkëmbime me prokurorët, ku informohen mbi hetimet që organi i akuzës është duke kryer për kallëzimet e tyre. Zgjatja e kësaj procedure ka si qëllim eliminimin e takimeve mes dy palëve, takime këto që mund të sjellin korrupsion.