Burgjet, 1208 analfabetë të dënuar
25/05/2005 Vetëm 40 të burgosur janë me arsim të lartë
Analfabetët mbizotërojnë në burgjet tona. Janë 1208 të dënuar analfabetë për krime të ndryshme. 615 të dënuar dhe paraburgosur janë me 4 klasë shkollë. 503 të dënuar dhe paraburgosur janë me shkollë të mesme dhe vetëm 40 të tillë kanë arsim të lartë. Pra, shihet qartë se numrin më të madh të dënuarve dhe paraburgosurve e zënë ata pa shkollë. Nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë. Janë nga pjesa më e varfër dhe diskriminuese e shoqërisë. Ndonëse në burgje është krijuar mundësia e futjes së librave, nuk është arritur hapja e shkollave dhe dhënia e njohurive bazë për analfabetët. Ata që kanë përfituar deri tani janë vetëm të miturit e dënuar, që ndodhen në Burgun e Vaqarrit.
Mbipopullimi
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve paraqet me anë të një skeme të detajuar, gjendjen aktuale të burgjeve në vend, kapacitetin e tyre, moshën e të dënuarve dhe renditjen sipas veprave penale të kryera në vite. Në të gjithë burgjet, si ato të sigurisë së lartë dhe ato të sigurisë së zakonshme, kapaciteti paraqitet të jetë 3113 vende ose 48%. Ndërkohë, gjendja aktuale kap shifrën 3388 të dënuar, pra 52%. Këto të dhëna u paraqitën nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Engjëll Hysi. Pika më e nxehtë dhe më e rëndësishme për Hysin ka të bëjë me shpërndarjen e burgjeve në vend. Bëhet fjalë për zbutjen e vuajtjeve të familjarëve të të dënuarve. Sipas specialistëve të burgjeve, ndërkohë që fëmijët kryejnë një vepër penale, nuk është e detyruar familja të vuajë largësinë për të kryer një takim apo për t'i qëndruar sa më afër. Kështu, Hysi u shpreh se në këtë drejtim është zgjidhur problemi për Shqipërinë e Mesme, ndërkohë që zona e Jugut është pak e pambuluar. Hapja e burgut të Krujës pritet të zbusë pak shpërndarjen. Ky burg do të ketë një kapacitet prej 240 vendesh.
Statistikat
Ritmet e lirimeve janë më të ulëta se sa ato të arrestimeve. Pikërisht, kjo është një nga pikat që diskutohet më shumë dhe që ndikon në shtimin e kapaciteteve. Nga të dhënat del qartë se në të gjithë vendin janë 87 të dënuar me burgim të përjetshëm. 550 të dënuar vuajnë dënimin nga 16 deri në 25 vite heqje lirie. Ndërkohë që shifrën më të madhe e kanë të dënuarit me 5 deri në 15 vite heqje lirie, 1268 persona. Parë në këtë këndvështrim, duket qartë, tha Hysi, se mundësia e lirimit të vendeve për çdo vit është shumë e vogël. Kjo mundësi pritet vetëm nga pjesa e dënuar me 5 deri në 15 vite burg. Ndërkohë që numri i të arrestuarve është më i madh. Aktualisht, janë 1700 të arrestuar që presin të gjykohen. Numrin më të madh të personave të dënuar e kanë ata që janë deklaruar fajtorë për veprën penale të vrasjes 960, pra 1/3 e të dënuarve. 91 të dënuar janë për veprën e marrëdhënieve seksuale, 599 për vjedhje me dhunë, 301 për vjedhje dhe 218 për trafik droge. Ndërkohë në burg dominon mosha mesatare nga 24 deri në 45 vjeç. Kjo moshë kap shifrën 1372. Mbi 69 vjeç janë 76 të dënuar, 40 deri në 60 vjeç janë 290 të dënuar, 18-25 vjeç janë 614 të dënuar dhe nën 18 vjeç janë 14 të dënuar.
Gjykata
Prej vitesh specialistët e fushës penale kanë hedhur idenë e ngritjes së një gjykate për të miturit. Por me sa duket pengesat janë më evidente. Një nga këto pengesa varet nga numri i pakët i të miturve që kryejnë vepra penale. Kjo gjë vihet re edhe nga statistikat. Në burg janë aktualisht vetëm 14 të dënuar. Ndërkohë që në paraburgim numri i tyre është më i vogël. Edhe pse janë kaq pak të dënuar, shumë shpejt pritet fillimi i punimeve për ndërtimin e burgut për të miturit. Kjo gjë do t'i shkëpusë ata totalisht nga "bashkëjetesa" në të njëjtin burg me të rriturit. Specialistët e fushës penale gjatë takimit triditor të organizuar me gazetarët, u shprehën se puna me të miturit do më shumë kujdes dhe vëmendje. Një nga pikat më delikate është pyetja e një të mituri para gjykatës, për një ngjarje ku ka qenë dëshmitar okular, apo pyetja e një të mituri që ka kryer një vepër penale. Kjo kategori të pandehurish duhet të trajtohet me një vëmendje të veçantë, thonë juristët, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e pranisë së një psikologu dhe të prindërve gjatë seancës gjyqësore. Nga praktika e deritanishme kemi vënë re se pyetja e të miturve, qoftë në Gjykatën e Shkallës së Parë, qoftë në atë të Krimeve të Rënda, bëhet vetëm në prani të prindërve pa pjesëmarrjen e psikologëve.