E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përdhunuesi Tollia: I njoh vajzat denoncuese

25/05/2005  Gjykata vendos burg pa afat. Deri tani janë bërë 15 kallzime

TIRANË – Ka përfunduar me masën e arrestit burg pa afat maniaku seksual Arben Tollia, pasi ka dhënë disa shpjegime para gjykatës. Ka pranuar me pak fjalë se i njihte disa nga vajzat që kanë bërë kallëzim kundër tij. Por nuk ka dhënë hollësira rreth aktivitetit kriminal të kryer ndaj tyre. Më shumë, në emër të të pandehurit, ka folur avokati Sajmir Visha. "Kërkoj që gjykata të marrë parasysh ‘statusin’ aktual të të pandehurit. Me këtë dua të them se klienti im vuan nga një sëmundje mendore dhe nuk mund të qëndrojë në burg". Kështu është shprehur avokati Sajmir Visha, pasi ka dëgjuar kërkesën e prokurorit për ta lënë në burg pa afat. Prokurori i kësaj çështje është Adnand Xholi.

Akuza

Para gjyqtarit Gurali Brahimllari, Xholi paraqiti akuzën dhe provat që gjenden në dosjen penale të deritanishme. Janë 15 vajza që kanë nënshkruar një kallëzim penal kundër të pandehurit Arben Tollia, 46-vjeçarit nga fshati Xhafzotaj i rrethit të Durrësit. Të gjitha dëshmitë janë dhënë në polici. Prokuroria arriti të lëshojë urdhrin e arrestit pas një pune të madhe që bëri policia për ta identifikuar. Tollia u mbajt nën mbikëqyrje për gati dy vjet. Ndërkohë, policia kishte dhënë urdhër të gjithë personave që kishin dijeni për veprimtarinë e Tollisë, ta bënin të njohur atë. Maniaku seksual, pasi ka thënë vetëm pak fjalë në gjykatë, nuk ka dhënë shpjegime të tjera rreth veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet se ka kryer. Mbi të rëndojnë tri vepra penale, ajo e mashtrimit, përdhunimit dhe trafikimit. Duke qenë se vepra është e rëndë, i pandehuri është marrë në dorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. I pandehuri prezantohej në telefon me vajzat si një djalë i ri dhe i dashuruar pas tyre, u kërkonte takim. Por, gjithë fjalët e tij të ëmbla, transformoheshin në bishën që i torturonte vajzat e mitura në mënyra ekstreme. Pasi bënin bisedën, vajzat zhgënjeheshin kur shihnin para syve një burrë e jo një djalë të ri. Ai u linte takime në zona të papopulluara, larg syve të njerëzve. Në këto kushte, të thirrurat dhe britmat e vajzave nuk mund t’i shpëtonin dhe Tollia i fuste me dhunë në makinë. Më pas vinte dhe pjesa më e dhimbshme për vajzat, një pjesë e të cilave kanë qenë edhe studente. Ato përballeshin me një mostër të vërtetë, që veçse i dhunonte seksualisht, i torturonte në mënyra ekstreme.

Telefonatat

Lidhjet e Tollisë me femrat arriheshin nëpërmjet telefonit. Prokuroria është shprehur se i pandehuri i binte numrave rastësisht dhe u premtonte vajzave kryesisht të mitura ndihmë. Në grackë kanë rënë edhe studente. Takimi bëhej në vende të papopulluara larg syve të njerzëve. Pasi vajzat takoheshin dhe kundërshtonin, Tollia shfaqej ndryshe, përdorte dhunën fizike dhe psikologjike. Një nga taktikat e tij ishte përdorimi i vajzave fillimsiht të dashura e më pas ai i trafikonte në vende të ndryshme. Tollia dyshohet se ka përdhunuar 15 femra në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Laç. Ai u arrestua nga forcat policore të Komisariatit nr.2 të Tiranës mëngjesin e të shtunës, në tavernën “Pelikan” në Fier. Gjatë marrjes në pyetje, Tollia nuk ka pranuar të flasë pa praninë e avokatit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›