E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet në Durrës me 6 kg heroinë, dënohet 10 vite burg

25/05/2005  Flaton Jonuzaj, pasi pranoi fajin dhe kërkoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, përfitoi uljen e dënimit me 1/3. I pandehuri u dënua dje me 10 vite e 8 muaj burg, nga 16 vite që kërkoi prokurori i çështjes për të. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri u arrestua para disa muajsh në Portin e Durrësit në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj. Para gjykatës ka pranuar se e ka kryer këtë vepër për të dalë nga gjendja e rëndë ekonomike që kishte. Ishte hera e parë që pranonte të ndërmerrte një mision të tillë. Por për fat të keq u kap. Gjykata, pasi e ka dëgjuar në deklarimet e lira, vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar. Sasia e heroinës prej 6 kg u kap në serbatorin e makinës që drejtohej nga i pandehuri. Gjatë gjykimit, Jonuzaj është shprehur se, përveçse është përdorues i rregullt i heroinës, ka bërë tregtinë e saj me qëllim fitimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›