Shoferi i ngul kaçavidën pasagjerit
25/05/2005 TIRANË- Plagoset me kaçavidë në kurriz një 44-vjeçar nga shoferi i furgonëve. Sipas burimeve të Komisariatit numër 5, mësohet se Genci Shameti, 28 vjeç, lindur e banues në Laknas, Tiranë, i padënuar, në vendqëndrimin e furgonëve të linjës Laknas-Kamëz, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta shtetasin Nuhi Ahmeti, 44 vjeç, duke e goditur me një kaçavidë pas shpine. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, burimet policore thanë se Ahmeti është vonuar disi kur ka hipur në furgon, sepse kishte për të marrë disa furgonë me qumësht, gjë e cila e ka nervozuar shoferin e furgonëve. Ky i fundit e ka pritur viktimën, që tashmë kishte ndërruar furgon, teksa zbriste nga furgoni tjetër dhe e ndoqi nga prapa. Aty ai i nguli kaçavidën në kurriz dhe u largua, por disa orë më vonë u prangos nga policia.