Zbulohet servisi që çmontoi 70 makina
25/05/2005 Shoqërohet në Komisariatin nr.1, pronari Elvis Ballanaku. Kontrolle në të gjitha serviset e Tiranës
TIRANË- "Bosi" i një pike servisi në Sauk e mjeshtër i çmontimit të makinave të ndryshme, shoqërohet në qelitë e paraburgimit të Komisariatit numër 1 dhe sekuestrohen disa mjete të ndodhura aty. Burimet policore nga ky komisariat thanë se, nëpërmjet këtij servisi pastrohej i gjithë aktiviteti i linjave të trafikut të makinave të vjedhura jashtë shtetit, të cilat grumbulloheshin e çmontoheshin në këtë pikë. Pronari i saj, Elvis Ballanaku, rreth 30 vjeç, rezulton nga hetimet e deritanishme të policisë të jetë pjesë e një rrjeti të madh grumbulluesish të mjeteve të ndryshme. Mendohet paraprakisht se në sitën e servisit të tij të kenë kaluar 60 deri në 70 makina, pjesa më e madhe e të cilave janë shndërruar në pjesë këmbimi, ndërsa disa të tjera, sipas informacioneve të uniformave blu, mund të jenë trafikuar jashtë shtetit. Nga ana tjetër, zyra qendrore e luftës kundër krimit ekonomiko-financiar dhe antitrafiqet në Drejtorinë e Policië së Tiranës, ka nxjerrë një urdhër, sipas të cilit do të kontrollohet një pjesë e mirë e serviseve për aktivitetet e tyre, ndërsa po verifikohen të gjitha numrat e shasive të makinave, të cilat mendohet se kanë përfunduar në këto servise, që kryejnë aktivitete të paligjshme e kriminale.
Ngjarja
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Ballanaku e ka parë oborrin e servisit të tij të mbushur plot e përlot me agjentë e inspektorë të Policisë së Tiranës. Pasi i paraqitën urdhrin e kontrollit të Prokurorisë dhe ekspertëve të antikrimit ekonomik, policët hynë në ambientet e brendshme të servisit, ku ushtruan kontrolle. Më pas, 30-vjeçari u shoqërua në qelitë e paraburgimit të këtij komisariati.
Precedentët
Në fakt, Policia Rrugore ka filluar një aksion për bllokimin e të gjitha mjeteve me targa të huaja, që kanë kaluar afatin që përcakton dokumentacioni i tyre për lejen e qëndrimit në Shqipëri. Aksioni përfshin edhe ato mjete, të cilat nuk janë të pajisura me dokumentacion të rregullt dhe mbajnë targa të huaja. Lajmi është bërë i ditur për gazetën "Metropol" nga burime të Komisariatit të Policisë Rrugore, të cilat thanë se eprorët e kanë nxjerrë këtë urdhër me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore nga ana e drejtuesve të këtyre mjeteve. Madje, nga ky ndëshkim i ditëve të fundit, nuk do të shpëtojnë as vetë punonjësit e policisë, të cilët disponojnë mjete me dokumentacione të parregullta dhe targa të huaja. Diku nga mesi i muajit mars të vitit 2003, Policia e Shtetit lajmëroi për çeljen e një operacioni të ri me kodin "Liqeni 3". Ai do të kishte si qëllim bllokimin dhe sekuestrimin e automjeteve, që në listat e Interpolit rezultonin të grabitura. Ditët e para të vënies në jetë të "Liqeni 3" u shënuan mjaft rezultate nga blutë. Materialet përkatëse dërgoheshin në prokurori dhe aty merrte fund gjithçka. Organi i akuzës ua linte mjetet në ruajtje përdoruesve shqiptarë. Asnjë makinë nuk u tërhoq nga pronari i huaj, apo të dërgohej në rezervat e shtetit, ndërsa kohë më vonë nisi operacioni "Liqeni 4".
Antitrafiqet bllokojnë makinën e vjedhur në Itali
Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë se nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve u bë sekuestrimi i mjetit tip “Daimler Benz”, ngjyrë e zezë, i cili pas verifikimit dhe konfirmimit nga Interpol Tirana, rezulton të jetë vjedhur në Palaia, Itali, në vitin 2004. Drejtuesi i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë deri në sqarimin e rrethaneve të çështjes për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike, e parashikuar nga neni 141/a të Kodit Penal.