Burgjet, gradat e policisë në shqyrtim nga Qeveria

20/03/2005 Vazhdon reforma në institucionet e vuajtjes së dënimit
TIRANË – Ndërsa Ministria e Rendit e ka mbyllur ciklin e gradave të çdo kategorie, Ministria e Drejtësisë ka bërë gati projektligjin që vazhdon të jetë në sirtaret e qeverisë. Drejtuesit e policisë së burgjeve kanë bërë gati pothuajse 70% të punës, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë sinjal, i cili do të mund të bëjë policinë e burgjeve me grada. Është cilësuar një domosdoshmëri për policinë e burgjeve dhe pritet që marrja e gradave të shoqërohet edhe me marrjen e një vështirësie për punën që kryhet. Dihet që policia e burgjeve (jo në të gjithë sektorët) kryen një punë voluminoze, e cila ndonjëherë është edhe me rrezik. Por e parë në këtë këndvështrim, deri tani, paga e një punonjësi policie që bën një punë të tillë është minimale dhe nuk mund të justifikojë punën e kryer. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Engjëll Hysi dhe drejtori i Policisë së Burgjeve, Pirro Lutaj, në një takim me median u shprehën se janë në pritje të miratimit të projektligjit nga qeveria për gradat e policisë së burgjeve.
Reforma
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, u shpreh dje Engjëll Hysi, ka disa muaj që është duke kryer një reformë të thellë në të gjithë strukturën dhe komponentët e administrimit të sistemit të burgjeve. Megjithëse punimet e burgut të Lezhës kishin vite që ecnin, vetëm në fund të shkurtit ato përfunduan. Ky burg ka një kapacitet prej 800 vendesh. Burgu i Lezhës është i konceptuar në një seksion paraburgimi për Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës dhe në katër seksione, ku do të jenë të burgosur me formë të prerë. Ndërkohë që vazhdon puna për mbylljen e punimeve në këtë burg, janë hapur dy seksione. Një tjetër reformë është edhe vendosja e të miturve në një institucion të veçantë. Mendohet që të ndryshohet edhe mosha e të miturve gjatë qëndrimit në burg. Deri tani të miturit janë mbajtur në seksionin e tyre në burg deri në moshën 18 vjeç, ndërsa pritet që kjo moshë të shkojë deri në 21 vjeç. Një ndër objektivat kryesorë të reformës është edhe kompletimi ligjor dhe përqasja e akteve normative me standardet ndërkombëtare. Në Kuvend, aktualisht, janë projektligji për "Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm" dhe "Për disa ndryshime në ligjin e policisë së burgjeve". Drejtori Engjëll Hysi tha dje se është miratuar edhe struktura e re e Drejtorisë së Burgjeve.
Transferimi
Një shqetësim mjaft i madh për burgjet është edhe mbajtja e të dënuarve me mjekim të detyrueshëm në Spitalin e Burgut. Aktualisht, në këtë spital ndodhen 58 të dënuar me mjekim të detyrueshëm, ndërkohë që vit pas viti ky problem është ngritur dhe diskutuar për sistemimin e kësaj kategorie. Brenda këtij viti, kjo kategori të dënuarish do të sistemohet në spitalin e e Durrësit. Ndërtesa e spitalit do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa shërbimi do të jetë në varësi të burgjeve dhe ruajtja e tij. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është duke u punuar edhe për sjelljen e një numri të dënuarish nga Italia. Fillimisht në zyrat e Drejtorisë së Burgjeve ndodheshin 170 kërkesa për transferim, bërë nga të dënuarit shqiptarë në Itali. Por ky numër është reduktuar në 50, pasi një pjesë e mirë janë liruar pas vuajtjes së dënimeve të marra. Mësohet se të dënuarit që vuajnë për krimin e bërë në Greqi, nuk kanë bërë asnjë kërkesë për transferim. Mosnjohja e ligjeve shqiptare bëri që të dënuarit e parë që u sollën për të vuajtur dënimin në Shqipëri të bënin protesta, pasi nuk arritën të bëjnë konvertimin e dënimit.