E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhilardino: Nuk lëviz nga Italia

20/03/2005  Alberto Xhilardino po tërheq Parmën drejt objektivit të vështirë të shpëtimit nga rënia në Serinë B. Sulmuesi verdheblu, megjithë ofertat e marra gjatë verës, preferoi të qëndronte edhe një vit në Parma, për të përfunduar procesin e pjekurisë. Në fund të sezonit, sulmuesi i kombëtares italiane do të ndërrojë skuadër: “Nëse do të iki nga Parma, dëshiroj ta bëj duke lënë një kujtim të bukur pas meje. Gjithsesi, do të largohem vetëm nëse do të vijë ndonjë ofertë nga ndonjë klub i madh. Juventusi? Sinqerisht, prisja që të bënte diçka më shumë për të më marrë, por jam i kënaqur edhe kështu. E ardhmja ime është në Itali, por nuk mund ta them akome se në cilën skuadër”, deklaron Xhilardino në një intervistë lëshuar së përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi ka një objektiv: të marrë pjesë si protagonist në Botërorin Gjermani 2006. “Në kombëtare ka harmoni dhe jam gjendur menjëherë shumë mirë. Meritë e Lipit, një trajner fitimtar, i cili di si të formojë një skuadër dhe dëshiron që të punohet si në një skuadër klubi”, përfundon deklaratën e tij Xhilardino.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›