Devoll, i sëmuri mendor masakron me sëpatë gruan
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
I sëmuri mendor masakron me sëpatë bashkëshorten, plagos vajzën dhe kunatin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth mesditës në fshatin Eçmenik të rrethit të Devollit.
Për policinë ka qenë fare e thjeshtë, pasi autori i dyshuar i ngjarjes, Hekuran Demiraj është arrestuar nga policia lokale vë një hark kohor prej vetëm 30 minutash pas krimit. Në momentin e arrestimit autori po tentonte të largohej nga fshati. Lajmin e konfirmon policia e Devollit.
Ngjarja
Hekuran Demiraj kohët e fundit ishte duke u kuruar për probleme në shëndetin mendor, ndërsa situata e tij nuk kishte pasur përmirësime. Kur, dje kunati i tij ka shkuar në familjen e së motrës për ta ndihmuar këtë të fundit në transportin e bashkëshortit, (ai më pas do të shndërrohej në autor të krimit), në spital për ndihmë të më specializuar mjekësore. Në momentin që bashkëshortja e vrasësit, Barije Demiraj 60-vjeçare është përpjekur bashkë me të bijën 25 vjeçe ti mbushë mendjen të shoqit që ta çonin për ta kuruar, ky i fundit nuk ka pranuar të kurohej duke pretenduar se nuk vuante nga asgjë, ndonëse mjekët thonë të kundërtën. Ai më pas ka marrë një sëpatë, ka marrë dhe një levë hekuri dhe ka qëlluar fillimisht mbi kunatin. Ai është përpjekur të largohet ndonëse ka mbetur i plagosur. Më pas mësohet ai ka goditur me sëpatë në zverk bashkëshorten, që ka mbetur e vdekur në vend. Në këtë moment mësohet se ka ndërhyrë dhe e bija, e cila është përpjekur të shpëtojë nënën nga vdekja, por ka mbetur dhe vetë e plagosur. I moshuari pas masakrës është larguar nga shtëpia, por është arrestuar vetëm pak më vonë.
Denoncimi
Familjarët kanë alarmuar fqinjët me britma dhe kanë qenë këta të fundit, të cilët kanë lajmëruar policinë e Devollit. Fqinjët, kanë ndërhyrë për të ndihmuar tre viktimat e të sëmurit mendor, vetëm pasi janë siguruar që ky i fundit është larguar nga shtëpia. Kunati i autorit të krimit dhe vajza janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës dy të plagosurit, ndërsa është konstatuar vdekja e bashkëshortes të këtij të fundit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka dy pista ku ka mbështetur punën e saj për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje. Atë të një të sëmuri mendor me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por dhe të vrasjes pas një grindje të çastit për motive të dobëta. Autori i ngjarjes do ti nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të përcaktuar gjendjen psikike të tij.
Precedenti
Tradhtia, tre vëllezër
ekzekutohen në një ditë
Ngjarjet e rënda në rrethin e Devollit duket se janë duke u përsëritur shumë shpesh gjatë këtij viti. Vetëm pak kohë më parë një krim makabër u shënua në Vidohovë të Korçës, ku një person për arsye xhelozie ekzekutoi tre vëllezër. Autori i krimit, besim Karaj dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me një nga viktimat, dhe ai duke mos duruar dot opinionin mori armën dhe i vrau të tre vëllezërit. Besim Karaj jetonte në Vidohovë të Korçës në fshatin e gruas prej dhjetë vitesh, ndërsa ishte me origjinë nga Thumana e Krujë. Ai u vetëdorëzua në polici dhe për të ka nisur procedimi penal.
Ky lajm është publikuar: 18/03/2010