E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgjet nuk kanë makinë, shtyhet gjyqi i Pishtarit

Vlorë Kreu i Bandës së Divjakës kërkoi të ishte i pranishëm

Gjykata e Apelit në Vlorë shtyn sërish gjyqin e Luan Fushës, i njohur si “Pishtari”. Shkak ka qenë mungesa e mjetit të transportit të policisë për sjelljen e Pishtarit në gjykatë. Seanca e radhës në ngarkim të Luan Fushës, i cili akuzohet për një sërë vrasjesh, ka nisur në orën 10.30 të paradites së djeshme. Por ndërsa ishte parashikuar që të ishte seanca e fundit për këtë çështje, ajo është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa në sallë e të pandehurit Luan Fusha, i cili kishte kërkuar të ishte prezent në seancën e radhës. Në këto kushte trupi gjykues ka shtyrë afatet e paraburgimi të Fushës, për shkak të kërkesës së tij për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore. Seanca e radhës u la për në datën 16 shtator, me rinisjen e punës së gjykatës pas pushimeve të verës. Gjykata e Apelit të Vlorës prej një viti ka filluar rishqyrtimin e çështjes ndaj Luan Fushës, i njohur si kreu i Bandës së Divjakës. Ai është dënuar me 23 vjet burg nga Gjykata e Lushnjës, ndërkohë që vendimi është apeluar, pasi familjarët e viktimave të 14 gushtit 1998 kërkojnë dënim të përjetshëm për të. Akuza kryesore për Luan Fushën është ekzekutimi i vëllezërve Edmond dhe Dhimitër Bashuri, si dhe kushëririn e tyre, Armand Kokoneshi, ngjarje e ndodhur më 14 gusht të vitit 1998.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›