E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pas dy ditësh i mbyturi në det

Fier Autopsia: 20-vjeçari ka pësuar infarkt

Trupi i një 20-vjeçari i mbytur në ujërat e Adriatikut pasditen e së dielës, është gjetur paraditen e djeshme. I riu kishte shkuar në plazhin e Semanit bashkë me një grup shokësh, por ka humbur jetën për shkak të një infarkti. Aurel Metushi, 20 vjeç, banor i fshatit Rrethlibofshë sapo ishte kthyer për pushime nga Greqia, ku punonte dhe jetonte si emigrant. Ai kishte shkuar që mëngjesin e së dielës në plazh bashkë me tre shokë të tjerë. Të rinjtë kanë qenë duke u larë në det, kur Metushi ka humbur mes dallgëve. Shokët e kanë kërkuar, por ai u ka humbur nga sytë. Të alarmuar ata kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur ta gjejnë 20-vjeçarin. Kërkimet për gjetjen e trupit të tij kanë vazhduar gjatë dy ditëve, ndërkohë që familjarët, edhe pse kanë kërkuar palombarët, nuk kanë mundur ta marrin këtë ndihmë. Mëngjesin e së martës të afërmit e Aurel Metushit i janë drejtuar sërish bregut të detit me shpresën e gjetjes së trupit të tij dhe kanë parë që vala e detit e kishte nxjerrë atë në breg. Trupi i pajetë është gjetur rreth 2.5 km larg vendit ku ai dhe shokët e tij ishin larë në det. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ku i është nënshtruar autopsisë, nga e cila ka rezultuar se 20-vjeçari kishte pësuar infarkt. Të afërmit e të mbyturit kanë pranuar për policinë se ai kishte vuajtur edhe më parë nga zemra.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›