E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Aksionet e mia u blenë me paratë e Tom Doshit

Transaksionet

“Aksionet e mia u blenë me paratë e deputetit socialist Tom Doshi”. Kështu ka deklaruar dje ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, gjatë intervistës me gazetarin Alfred Peza në “Ora News”. Prifti paraqiti gjatë kësaj interviste dy fatura banke, njëra me vlerë 1 milionë euro dhe tjera me vlerë 300 mijë euro. Sipas Priftit, personi që bleu aksionet e kompanisë së themeluar prej tij në Fier, i mori paratë nga Tom Doshi, të cilit i shiti aksionet e kompanisë së vet farmaceutike. Ministri Prifti tregoi dje edhe mënyrën se si themeloi kompaninë për të cilën akuzohet dhe arsyet pse shiti aksionet. Shitja e aksioneve, sipas ministrit u bë vetëm për shmangur konfl iktin e interesit. Ai përsëriti edhe akuzat kundër Edi Ramës, të cilit i përsëriti sfi dën për të bërë analiza që të vërtetojë se nuk përdor lëndë narkotike.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›