Burgjet "rrëzojnë" dekretin e Moisit pwr faljen
28/12/2004
“Gabimi” kuptohet pak orë para lirimit të lushnjarit
Burgjet "rrwzojnw" dekretin e Moisit pwr faljen
Arnold Durri i 9-ti i listws sw faljes wshtw nw qeli nw Rrogozhinw
TIRANË – Skandal në listën e të burgosurve të dërguar për falje te Presidenti i Republikës. "I falet dwnimi i mbetur", wshtw nwnshkrimi i presidencws dhe nw fakt Durri duhej tw ishte nw shtwpi, pas dekretit tw kreut tw shtetit qw i rikthente atij lirinw. Kwshtu mes faljeve tw shumta i është dhënë Ok për të lënë qelinë dhe një i burgosur, i cili është në ndjekje penale për një çështje tjetër. Arnold Durri, që pjeswtar i listws sw funditvitit, vazhdon të mbahet në qelitë e burgut, pasi "dikush" është kujtuar se i riu nga Lushnja ka dhe dosje të tjera, për të cilat nuk është marrë akoma vendimi i gjykatës. Mosekzekutimi i vendimit të marrë nga Presidenti, megjithëse ka shmangur një skandal, është jo pak i rëndë, pasi, gjithsesi një autoritet më i ulët se ai i Presidentit të Republikës, nuk zbaton urdhrin e dhënë nga kreu u shtetit. Gjithsesi më keq do të ishin punët nëse do të ishte përsëritur rasti i Eduart Çunit, apo rasti i Liri..Lipe për të cilët u kujtuan se kishin akoma dënime për të shlyer, vetëm pasi ishin lënë të lirë.
I burgosuri Durri
Arnold Durri figuron i nënti në listën e të dënuarve që iu është falur dënimi pak ditë më parë nga Presidenti Alfred Moisiu. Në njoftimin për shtyp të dalë nga organet zyrtare, është e shkruar e zezë mbi të bardhë se, “Arnold Sokrat Durrit i falet pjesa e mbetur e dënimit”. Nuk kanë qenë shumë, rreth 8 muaj e 27 ditë heqje lirie që i janë falur të riut lushnjar, të dënuar rreth 4 vite më parë për plagosje me dashje. Sipas burimeve nga burgu i Rrogozhinës, edhe pse që nga firma e hedhur nga Presidenti kanë kaluar katër ditë, shtetasi Arnold Durri vazhdon të jetë në qelinë e tij të burgut. Dhe të gjitha gjasat pas kapjes së "lajthitjes" së bërë, janë që ai të vazhdojë të rrijë në burg. Zbulimi në momentet e fundit të "gabimit" që u bë, i kushtoi lirinë Durrit, i cili mësohet se ka dhe çështje të tjera penale. Durri ishte propozuar për falje për shkak të sjelljes së mirë gjatë kohës së burgimit dhe impenjimit të tij në bibliotekën e burgut.
Skandali
Brenda këtij viti është e disata herë që strukturave të ndryshme të burgjeve iu "shpëtojnë" gabime të tilla. Ndoshta, përveç ndonjë gabimi njerëzor, duhet të hetohet dhe çështja se si arriti emri i Arnold Durrit të futet te listat e të burgosurve që mund të amnistoheshin dhe, më pas emri i tij të mbërrinte deri te tavolina e kreut të shtetit. Sipas procedurës së zakonshme të burgjeve, listat me emrat e propozuara përpilohen nga strukturat përkatëse të çdo burgu dhe më pas firmoset dhe nga krerët e burgjeve për t'i kaluar si propozime Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku lista të tilla, normalisht, duhet të kalojnë në një filtër të dytë, për të shmangur gabime apo abuzime të tilla. Pasi kanë kaluar në të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lista me emrat e të burgosurve i kanë kaluar zyrës juridike të Presidencës. Gjithashtu Ministria e Drejtwsisw ka miraruar mw parw kwrkesat e adresuara pwr nw zywn e Moisiut. Më pas i ka takuar kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të dhënë OK-in, për cilin do të dilte nga burgu, e kush do të vazhdonte të vuante dënimin. Megjithëse ky rast duket më fatlum se të tjerët, ku të burgosurit kanë arritur të dalin nga dera e burgut dhe për pak ditë të shijojnë lirinë, kësaj radhe skandali ka përmasa të tjera, pasi ka kaluar nën "hundën" e disa strukturave dhe është kapur vetëm në momentet e fundit.
Përplasja
Fakti që emri i Arnold Durrit figuron në listën e të falurve të Moisiut, duket se ka sjellë dhe një përplasje mes strukturave shtetërore. Derisa emri ka shkuar te Presidenti Moisiu, ai ka kaluar në disa "sita". Deri në ekzekutimin e vendimit, ai do të kalonte dhe në "sita" të tjera. Por si ka mundësi që, gjithsesi, "dikush" shkel mbi një dekret presidencial, apo ky dekret nuk shfuqizohet?! Përse Arnold Durri, për të qenë dhe vetë shteti në rregull me shtetin, nuk shoqërohet nga forca të rendit deri në shtëpi, sipas vendimit të Presidentit, të bazuar mbi të dhënat që i kanë mbërritur në zyrën e tij dhe më pas të riarrestohet për akuzat me të cilat duhet të përballet me drejtësinë. Dhe ajo çka nuk është më pak e rëndësishme, kujt do t'i drejtohet "gishti" për skandalin më të fundit që ka prekur sistemin e burgjeve dhe të drejtësisë...
6 vite më parë është vendosur ngritja e komisionit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nuk u formua kurrë
Drejtësia, pa sistem të dhënash
Çudirat në sistemin tonë të drejtësisë duket se nuk kanë të sosur. Pak muaj më parë, gazeta "Metropol" ka sjellë një fakt jo pak tronditës. Që prej 6 vitesh është miratuar me vendim të Qeverisë krijimi i një Komisioni për Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore. Përfaqësues në këtë komision, i cili do të merrej vetëm me rregullsinë e ekzekutimeve të vendimeve të dhëna nga gjykata të shkallëve të ndryshme, duhej të ishin nga të gjitha strukturat shtetërore si Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit Publik, Prokuroria e Përgjithshme dhe Presidenca. Asnjë ditë të vetme nuk ka funksionuar një strukturë e tillë kontrolluese. Vetëm një vit më parë është vendosur edhe struktura e prokurorit të përhershëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që dhe ajo duhet të kishte funksionuar kohë më parë. Por problemet nuk fillojnë e mbarojnë në mosngritjen e mosfunksionim e një komisioni. Drejtësisë sonë dhe strukturave që duhet të merren me ekzekutimin e penalizimeve që i bëhen shtetasve ligjshkelës, i mungon një gjë shumë themelore. Në “erën” e internetit, krijimi i një databaze për të burgosurit apo personat në proces gjykimi, ku të jenë të hedhura të gjitha të dhënat për shtetasit që përballen me drejtësinë, duket se është “gjëja më e vështirë” për t'u krijuar. Mungesa e një databaze me të dhëna të hedhura nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit apo dhe Prokuroria e Gjykata, duket se çon në “mish-mashet” e letrave dhe burokracive, që më pas shkaktojnë “rrjedhje” skandalesh si ky më i fundit, i zbuluar nga “Metropol”.
Skandalet e lirimeve në burgje
19 prill 2004
Eduart Çuni, ka lënë qelinë në datën 19 prill të këtij viti. Pasi ka përfunduar dënimin e parë “1 vit burg” për vjedhje, 22-vjeçari ka lënë qelinë, edhe pse ndaj tij Prokuroria kishte ngritur akuzën e vrasjes. Tri ditë pas lirimit të Eduart Çunit, në burg ka mbërritur vërtetimi, sipas të cilit ishte lënë i lirë një shtetas që akuzohej për “vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim dhe me pasojë vdekjen”.
15 dhjetor 2004
Festim Xhani, 32 vjeç, ka lënë pas portën e hekurt të burgut të Rrogozhinës në datën 15 dhjetor të vitit të shkuar, pasi kishte plotësuar dokumentet, sipas të cilave kishte përfituar amnisti nga Presidenti i Republikës, për dënimin “tre vjet burg” për grabitje. Hulumtimi i dosjes së tij u solli jo pak shqetësim drejtuesve të burgut, të cilët të detyruar pranuan lirimin e parakohshëm të personit të dënuar, i cili kishte bërë gjithçka për t’u liruar, pasi kishte dijeni se hetohej për vrasje.
2004
Xhemal Bullica është liruar nga burgu, pasi ka kryer një dënim prej tre vjetësh, për veprën penale të vrasjes. Ai është akuzuar se ka vrarë me armë xhaxhanë e tij. “Armëmbajtje pa leje” dhe “grabitje me armë” ishin akuzat, të cilave Xhemal Bullica u shpëtoi ditën e fundit të atyre tre vjetëve burg që i kishin mbetur, pas kryerjes së të cilave u lirua.
2004
Liri Lipe nga Korça wshtw liruar dy muaj mw parw nga qelia, ndonwse kishte dhe muaj tw tjerw pwr tw vuajtur. "Gabimi" u identifikua sw pari nga shtypi dhe mw pas reaguan institucionet. Lipe u dorwzua dy ditw mw vonw, duke pohuar se kishte pasur dijeni pwr dwnimin e mbetur, por lirimi ish bwrw nga autoritetet e burgjeve.
Rasti Alimuçaj
Dy faljet e Presidentit Moisiu në dy muajt nëntor–dhjetor, nuk e kanë përfshirë në listë bosin e "VEFA"-s, Vehbi Alimuçaj. Ish-bosi i "VEFA"-s nuk është përfshirë as në listën e të liruarve, as në listën e të burgosurve, që u është ulur dënimi pjesërisht. Ndonëse ish-presidenti i gjigantit ekonomik bënte pjesë në listën që i ishte paraqitur Moisiut për falje. Alimuçaj renditej i 89-i në radhë, për të pritur firmën presidenciale për falje. Asgjë nuk ka ndodhur. Ish-nënkryetari i "Atlantikut Verior", kryetar i së cilës ka qenë Presidenti aktual, do i duhet të vuaj të gjithë dënimin e mbetur, duke shpresuar në faljet e ardhshme presidenciale.
Lista faljes presidenciale në dhjetor
Dritan Nikoll Lusha, i falet dënimi i mbetur.
Eduart Xhevit Allka, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Gëzim Kapllan Aleksi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Arti Qazim Spahiu, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Man Arif Meshi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Eduard Bexhet Sinanaj, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
Setki Halit Dishi, i falet dënimi i mbetur.
Klodian Perlat Sina, i falet dënimi i mbetur.
Arnold Sokrat Durri, i falet dënimi i mbetur.
Fran Mirash Nika, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Marjan Pashko Kola, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Astrit Haxhi Haruni, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Granit Hazir Trezhnjeva, i falet dënimi i mbetur.
Idajet Daut Vrenozi, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Dritan Josif Kondakçiu, i falet dënimi i mbetur.
Gëzim Man Lusha, i falet dënimi i mbetur.
Enkelejd Semeri Backa, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Leonard Trashëgim Dule, i falet dënimi i mbetur.
Astrit Bashkim Gjata, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Drini Sherif Gjini, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Andrea Vladimir Foti, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Arven Muhamet Ymetllari, i falet dënimi i mbetur.
Nikolla Jonuz Lleshanaku, i falet dënimi i mbetur.
Diter Zaçe Veshi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Pirro Gjokë Fufi, i falet dënimi i mbetur.
Artan Besim Xhixha, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Dorian Besnik Leci, i falet dënimi i mbetur.
Luftar Hekuran Pazi, i falet dënimi i mbetur.
Albert Eqerem Xhemollari, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Mikel Elmaz Çekrezi, i falet dënimi i mbetur.
Elton Ibrahim Hasnjoku, i falet dënimi i mbetur.
Alfred Gjin Shyti, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Artan Novruz Mema, i falet dënimi i mbetur.
Donald Maze Rama, i falet dënimi i mbetur.
Zamir Ukë Murataj, i falet dënimi i mbetur.
Petrit Hasan Shehaj, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Asim Femi Puci, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Dukagjin Xhelal Caka (Bujar Sinani), i falet dënimi i mbetur.
Anesti Kristaq Kica, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Sokol Xhelil Skenderi, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Gaz (Gazmir) Xhavit Çaça, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Hamza Abdi Cera, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Edmond Abdi Cera, i falet dënimi i mbetur.
Ardian Dedë Kala, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Rifan Faris Nikolli, i falet dënimi i mbetur.
Skënder Qemal Gurra, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Edmond Servet Bakiasi, i falet dënimi i mbetur me kusht.