Burgjet s‘i marrin në dorëzim, 35 të arrestuar flenë në çimento në polici
• TIRANE - Mbipopullimi në burgje dhe arrestimet e shumta e të përditshme nga policia, kanë përkeqësuar gjendjen në ambientet e izolimit të Policisë së Tiranës.Personat që arrestohen mbahen fillimisht në polici, ndërsa burgjet refuzojnë t’i marrin në dorëzim edhe pas vendimeve të gjykatave me justifikimin se kanë mbipopullim. Mirëpo mbajtja në qeli e të arrestuarve pas dënimit apo vendimit të gjykatës për masën e sigurisë, jo vetëm që është e paligjshme por edhe ndodh në kushte mizerabël pasi policia nuk ka ambiente paraburgimi. Krerët e Policisë së Tiranës dhe ata të burgjeve, kanë pasur takime të vazhdueshme mes tyre për të zgjidhur situatën. Kjo për shkak se në komisariate, nuk ka asnjë mundësi jetike për të mbajtur një të arrestuar në qelitë e izolimit. Gjithsesi të arrestuarit, kanë vijuar të mbahen në ambientet e policisë në kushte të rënda duke fjetur edhe në çimento, më tepër ditë sesa afati i ligjshëm. Mbingarkimi i qelive të komisariateve të ndryshme në kryeqytet, duket se po trashëgohet në formën e traditës që nga koha kur regjimi i paraburgimit ishte pjesë e sistemit të Policisë së shtetit në Ministrinë e Brendshme. Edhe pse ngarkesa e tyre rëndon punën e strukturave të policisë, në vendet ku personat qëndrojnë,. Duket se të shtrënguar nga “detyrimi”, i mosprishjes së ekuilibrave mes institucioneve, për këtë problem nuk ka pasur një reagim zyrtar nga policia e kryeqytetit. Komisariati i policisë nr.3 duket se ka shënuar rekordin e mbajtjes së të paraburgosurve në ambientet e policisë. Mbrëmjen e djeshme sipas burimeve, në këtë komisariat e kanë ngrysur ditën 10 persona të arrestuar, të gjithë me vendime të gjykatës apo me urdhra të lëshuar nga prokuroria. Në total sipas burimeve në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit aktualisht mbahen rreth 35 persona të arrestuar nga policia e kryeqytetit për vepra të ndryshme penale. Kështu në komisariatin e policisë nr.2, dita e djeshme ka gjetur shtatë persona, dy prej të cilëve të arrestuar nga komisariati i Kombinatit. Në drejtorinë e Policisë ndodhen gjashtë persona dhe pjesa tjetër, ndodhen në ambientet e Komisariatit nr.1 dhe nr.4, si dhe në komisariatin e Policisë së Kavajës. da.bi35 personatë arrestuar me urdhër të prokurorisë ose të dënuar me vendime të gjykatave, qëndrojnë aktualisht në ambientet e komisariateve të ndryshme të drejtorisë së Policisë Tiranës ku nuk ka kushte të përshtatshme paraburgimi