E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skafi me drogë, gjashtë në kërkim

• Skafi me 278 kilogramë hashash i kapur në Sarandë tre javë më parë ka dërguar në qeli 26-vjeçarin pogradecar Klodian Basholli ndërsa gjashtë bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim.Fatos Mahmutaj Gjykata e Krimeve të Rënda në bazë të kërkesës së prokurorisë vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për të, ndërsa vetë i pandehuri dhe avokatja e caktuar nga gjykata nuk pranuan të jepnin shpjegime. Sipas prokurorit, skafi i ngarkuar me drogë është kapur nga Policia e Sarandës disa javë më parë, i braktisur nga trafikantët. Hetimet paraprake nxorën se në skaf gjendeshin 278 kilogram hashash, e destinuar për tregun helen. Droga ishte paketuar nëpër pako me peshë një kilogram dhe ishte futur në çanta shpine, të cilat sipas prokurorisë mund të jenë mbartur me krahë derisa janë ngarkuar në skaf. Ndërsa, skafistët duke ndjerë rrezikun e policisë mendohet se janë larguar me vrap duke u shpëtuar prangave. Gjurmët e gishtave të lëna në mjetin lundrues kanë çuar policinë te 26-vjeçari pogradecar.Trafiku Pas arrestimit i riu është marrë në pyetje ku ka treguar bashkëpunëtorët dhe mënyrën sesi funksiononte rrjeti i trafikut. Pas kësaj këta persona janë shpallur në kërkim, ndërkohë sipas të pandehurit lënda narkotike ishte siguruar duke u blerë nëpër fshatrat e thella të rretheve të Jugut. Droga ishte “magazinuar” pranë qytetit të Sarandës dhe, në momentin kur ishte plotësuar sasia e porositur nga trafikantët grekë, rreth 300 kilogramë, ishte ngarkuar në skaf. Për hetuesit e çështjes ka mbetur ende i pashpjegueshëm fakti, pse skafi nuk u nis pasi ishte ngarkuar dhe ishte përgatitur në fshehtësi të plotë. Sipas tyre trafikantët e kishin braktisur mjetin lundrues në kohën që ishin afruar policët, duke u munduar të zhduknin çdo lloj gjurme apo shenje. Ndërkohë që ata kishin pasur në dispozicion kohë të mjaftueshme për t’u larguar me skafin e ngarkuar. Në bazë të këtij fakti hetuesit kanë hedhur dyshimin se trafikantët mund të mos kenë rënë dakord për pazaret midis tyre, ç’ka ka bërë që pas grindjes të braktisnin skafin dhe lëndën narkotike, nëpër shkurret vetëm pak metra pranë bregut të detit.  Hetimi Në bazë të kërkesës së prokurorit që kishte drejtuar hetimet paraprake, ndaj të riut pogradecar u vendos masa e sigurisë “burg pa afat”, nën të cilën ai do qëndrojë deri në përfundim të hetimeve. Ndërsa avokatja e tij mbrojtëse kërkoi një masë më të lehtë sigurie duke pretenduar se nuk kishte prova dhe se prokuroria nuk kishte ngritur akuzë ndaj tij, por thjesht e kishte marrë si person nën hetim. Kjo sipas mbrojtëses duhet të shihej si rrethanë lehtësuese. Në ditët në vazhdim pritet që me kërkesë të prokurorisë të vendoset masa e sigurisë ndaj gjashtë të akuzuarve të tjerë, si anëtarë të këtij grupi kriminal. Paraprakisht pohohet se ata janë shpallur në kërkim për llogari të prokurorisë. 278 kilelëndë narkotike e dyshuar si hashash i presuar dhe e paketuar, u gjet në një skaf në gjirin e Sarandës, tre javë më parë6 personau shpallën në kërkim pas arrestimit të Klodian Bashollit, të cilët dyshohet të jenë organizatorë të trafikimit të skafit në SarandëZbulohen shenja gishtash te skafi i braktisurTIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda pohoi dje në Gjykatë se skafi me 278 kilogramë drogë tashmë është sekuestruar, ndërsa lënda narkotike është dërguar për ekspertizë në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës. Në të njëjtin vend janë dërguar edhe ambalazhet e hashashit si dhe çantat ku ishin futur pakot një kilogramëshe me drogë. Të gjitha këto sende të sekuestruara në cilësinë e provave materiale po ekspertohen në mënyrë që të gjenden në to shenja papilare të personave që i kanë prekur në mënyrë që të ngushtohet rrethi i autorëve të trafikut. Prokuroria pohon se një pjesë të mirë të informacioneve i ka dhënë Basholli gjatë marrjes në pyetje. Deklarimet e tij kanë ndihmuar hetuesit për të ndërtuar ngjarjen si dhe për të zbuluar autorët dhe mënyrën sesi funksiononte rrjeti i trafikut. Aktualisht hetuesit po dokumentojnë çdo provë të gjetur në mjetin e sekuestruar, të cilat po i analizojnë paralelisht me deklarimet që ka dhënë i arrestuari i parë i grupit, pogradecari Basholli.          f.m.Gjurmët e gjakut, trafikantët përleshje në skaf për pazaretTIRANE – Në skafin e kapur me 278 kilogramë hashash, hetuesit kanë gjetur pika të vogla gjaku, të cilat mendohet se i përkasin ndonjërit prej të dyshuarve si trafikantë apo pronarë të lëndës narkotike. Paraprakisht, prokuroria po heton faktin se trafikantët në momentet e fundit para nisjes së skafit nuk kanë rënë dakord për pazaret midis tyre dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Nga goditjet e mundshme ndonjë prej tyre mund të jetë gjakosur dhe disa pika gjaku kanë përfunduar në skaf. Një tjetër pistë mbi të cilët po hetohet paralelisht me të parën është dyshimi se gjatë ngarkimit të skafit dhe lidhjes së çantave në të, ndonjëri prej trafikantëve mund të jetë dëmtuar aksidentalisht dhe ka lënë pikat e vogla e të gjakut. Kampione të pikave të gjakut janë marrë nga ekspertët kriminalistë dhe po i nënshtrohen analizave të ADN-së për të përcaktuar se cilit i përkasin. Prokurori i Krimeve të Rënda që po heton ngjarjen pohoi dje se kampionet e gjakut të gjetura në skaf janë një provë e rëndësishme në dorë të organit të akuzës në ngarkim të të pandehurve. Sipas tij, për vetë kompleksitetin e çështjes, Laboratori ende nuk ka nxjerrë një konkluzion për personin që i përket gjaku. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›