Viktimat: Në gjyq hajduti i të moshuarve
• Viktimat dërgojnë në gjyq super hajdutin e të moshuarve nga Tirana.Fatos Mahmutaj Ferit Salia, 48-vjeçari i dënuar me 6 vjet burg për vjedhjen e rreth 30 të moshuarve në kryeqytet, tani i duhet të përballet me ta në gjykatë për t’iu kthyer paratë që u ka rrëmbyer. Gjyqi ka nisur pak javë më parë, ku ai është paditur nga tre të moshuara ndërsa menjëherë pasi kanë mësuar faktin në anën e paditësve janë shënuar rreth 30 të moshuar. Para gjyqtares së çështjes tre paditëset kanë paraqitur provat se Salia u ka vjedhur shuma të hollash që shkojnë deri në pesë mijë euro, të cilat i mbanin në banesë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet pas një muaji, kohë e mjaftueshme e lënë nga gjyqtarja e çështjes në dispozicion të të moshuarave për të plotësuar padinë me dokumentet e duhura. Vjedhësi Ferit Salia është identifikuar nga biçikleta dhe një varëse e trashë floriri, dy sende që i mbante gjithmonë me vete, ndërsa kishte një mënyrë të vetme për të vjedhur. Ai hynte në banesat e pleqve të moshuar me pretekstin se interesohej për një banesë me qira. Pasi shihte ambientet që do lëshoheshin me qira ai i kërkonte të moshuarve t’i thyenin një monedhë 1000 lekëshe me dy 500 lekësha, njërën prej të cilës e linte në tavolinë duke i thënë asaj se admironte pastërtinë. Në këtë mënyrë ai zbulonte vendin ku të moshuarit mbanin paratë. Më pas ai u kërkonte pleqve t’i përgatisnin ndonjë kafe dhe në kohën që e zonja e shtëpisë largohej për të përgatitur kafen ai rrëmbente paratë dhe largohej nga banesa. Në ndonjë rast, kur nuk arrinte të vidhte në këtë moment ai largohej dhe shfrytëzonte ndonjë moment tjetër për të hyrë në banesë dhe për të marrë paratë dhe largohej gjithmonë me biçikletë.Krimet Pas denoncimit nga të moshuarit dhe dhënies së karakteristikave të tij, policia e pati të vështirë për ta arrestuar derisa u arrit të kapej në flagrancë. Pas kësaj, Prokuroria bëri 13 procese paraqitje ku pleqtë e dëmtuar kanë identifikuar Salinë si autorin e vjedhjeve. Sipas të dëmtuarve në çdo shtëpi që kishte vjedhur Salia kishte pasur të njëjtat tipare karakteristike, biçikletën dhe varësen e floririt me medaljon. Gjatë kontrollit në banesën e tij policët gjetën një pistoletë dhe disa sasi monedhash të ndryshme, 2.775.400 lekë, 37.195 USD, 4.550 euro, 10.200 marka, 60.000 dhrahmi, 2.000.000 lireta, 100 dinarë dhe 3.000.000 letra me vlerë me një shumë totale 8.439.635 lekë të reja. Të gjitha këto u sekuestruan në bazë të vendimit të gjykatës për dënimin e tij me 6 vite burg, ndërsa tani janë të moshuarit ata që i kërkojnë t’u kthehen këto. Skeda e vjedhësit Emri: Ferit SaliaMosha: 48 vjeçVendbanimi: Tiranë30 raste vjedhje2.775.400 lekë37.195 USD4550 euro10.200 marka60.000 dhrahmi2.000.000 lireta100 dinarë 3.000.000 letra me vlerëShuma totale 8.439.635 lekë të reja84 milionelekë të vjetra ishte shuma që Ferit Salia kishte përfituar nga vjedhja e të moshuarve. Në bazë të padisë atij i duhet t’ua kthejë paratë viktimave.30 pleqkryeqytetas kanë rënë viktima të vjedhjeve të 48-vjeçarit, Ferit Salia gjatë tre viteve të aktivitetit të tij, derisa u arrestua në fund të vitit 2003.Vjedhësi pranoi në gjyq akuzënTIRANE - Gjykata e Tiranës e dënoi 48 vjeçarin, Ferit Salia, me 9 vjet burg pasi e gjeti fajtor për vjedhjen e rreth 30 të moshuarve dhe armëmbajtje pa leje. Por si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar në këtë proces ai do vuajë vetëm 6 vjet në qeli. Duke parë se organi i akuzës kishte grumbulluar prova të plota në ngarkim të tij dhe se 30 dëshmitarë ishin gati të dëshmonin para gjykatës se kishin rënë viktima të vjedhjes së Salisë, ai u detyrua të pranonte fajësinë dhe të kërkonte gjykim të përshpejtuar në mënyrë që të përfitonte nga aplikimi i lehtësive. Në bashkim të të gjitha dënimeve, Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 13 vjet burg, ndërsa vetë i pandehuri dhe avokati i tij kërkuan dënim më të lehtë dhe mos sekuestrimin e parave të gjetura në banesë. Pas kësaj, gjykata akordoi për të 9 vjet burg. f.m.