Burgjet, të dënuarit leje vetëm për dy orë
30/12/2004
TIRANË – Numri i saktë i të dënuarve që do të shkojnë në shtëpi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve, nuk dihet. Megjithatë, ajo që është në listë dhe pritet të firmoset shumë shpejt është se ata të dënuar që kanë sjellje të mirë, do të shkojnë pranë familjeve vetëm për dy orë. Leja do të jepet nga ora 10.00 e datës 31 dhjetor deri në orën 12.00. Data 1 janar e vitit 2005 të dënuarit duhet t'i gjejë në dhomat e vuajtjes së dënimit. Për këtë kategori të dënuarish lejet do të jepen nga secili prej drejtorëve të burgut. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shprehen se të dënuarit mund të shkojnë për festa vetëm me leje të drejtorëve të burgut përkatës. Ndërkohë që jo të gjithë e kanë fatin e mirë për të shkuar në shtëpi e për të shijuar gjelin e detit të gatuar. Nga ana tjetër, drejtuesit e burgjeve, sot në 30 dhjetor do të bëjnë takime me të miturit e dënuar që ndodhen në Burgun e Vaqarrit. Vetë drejtori i sapoemëruar Engjëll Hysi do të takojë të miturit dhe do të japë orientime për të kaluar një natë feste ndryshe nga netët e tjera. Por pritet që disa prej të miturve të dërgohen pranë familjeve vetëm për dy orë. Engjëll Hysi sot do të përurojë edhe çerdhen e re të ndërtuar në ambientet e Burgut 325. Kjo çerdhe kishte kohë që pritej. Madje nga fillimi i muajit janar do të strehohen të gjitha foshnjet e lindura nga nëna të dënuara. Ndërtimi i kësaj çerdhe u pa si domosdoshmëri, që në momentin kur tre foshnje, jashtë çdo rregulloreje, po qëndronin në sektorin e të dënuarve të sëmurë psikik në Spitalin e Burgut. Në Burgun 325, të dënuarit do të kenë fatin e mirë të jenë më të "priviligjuarit" për këto festa. Lejet këtu do të jenë më të shumta, duke patur parasysh edhe faktin se dënimet janë më të ulëta. Por që një i dënuar të shkojë me leje, më parë duhet të ketë bërë një kërkesë. Pasi kërkesa të jetë miratuar nga ana e Drejtorisë dhe të jetë bërë një përshkrim i karakteristikës nga ana e juristit, atëherë i dënuari do të kalojë portën e hekurt për dy orë, për t'u rikthyer në burg pas kalimit të vitit 2004.
Alma Çuka