E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kallëzim penal për drejtoreshen, kerkoi para

29/12/2004  

Dy netë pas transmetimeve me kamera të fshehtë në emisionin "Fiks Fare" të drejtoreshës së sektorit ekonomik të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Qytetin Studenti, Tefta Dosti, kallëzimi penal ndaj saj ka mbërritur ne Prokurorinë e Tiranës. Burime zyrtare nga ky institucion, thanë dje se organet e kontrollit të Ministrisë së Arsimit, pasi kanë vërtetuar se drejtoresha ka kërkuar para, kanë vendosur të bëjnë kallëzim penal ndaj saj. Prej ditës së djeshme, hetuesit e Prokurorisë së Tiranës do të marrin në pyetje biznesmenin që u detyrua të paguante paratë, stafin e emisionit që kreu flimimin me kamera të fshehtë dhe drejtoreshën, cila kërkoi një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të zgjidhjes së problemit që kishte biznesmeni. Ai kishte fituar një tender në Qytetin Studenti për kryrjen e punimeve, por pagesa nuk ishte kryer. Pasi i kishte dhënë 200 euro nëpunëses, ajo i ka kërkuar edhe 500 të tjera në këmbim të pagesës së punimeve të tenderit. Ky nuk është rasti i parë, kur skandale të zbuluara nga emisioni "Fiks Fare", përfundojnë në Prokurori. Në sezonin e kaluar të emisionit, një kamera e fshehtë fiksoi një gjyqtare të qytetit të Gjirokastrës, e cila po pohonte me gojën e saj se kishte dhënë një vendim të padrejtë ndaj një të akuzuari, në këmbim të parave. Kamera e fiksoi atë duke kërkuar paratë, ndërsa Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë filluan hetimet për zbardhjen e çështjes. Hetuesit mbërritën në përfundimin se, vendimi kishte qenë i ligjshëm, po gjyqtarja kishte thënë se ishte i parregullt, në formë presioni personave të afërt me të dënuarin, që ata t'i jepnin para, pasi nuk dinin sa duhej të dënohej i afërmi i tyre, për krimin që kishte bërë. T.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›