Komuniteti Mysliman: Shteti po abuzon me pronat tona
29/12/2004 TIRANË –Komuniteti Mysliman Shqiptar akuzoi dje strukturat shtetërore se po abuzojnë me pronat e tij. Në një deklaratë për shtyp, zyrtarët e bashkësisë më të madhe fetare në vend, thanë se organet shtetërore jo vetëm se po shkelin ligjin, por po diskriminojnë kryeinstitucionin islam në kthimin e pronave që i përkasin. Sipas deklaratës për shtyp, shteti shqiptar po merr pronat e Komunitetit Mysliman, duke i tjetërsuar ato. “Kjo bëhet duke shkelur të drejtën e pronës në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të Komunitetit Mysliman.
Paragjykimi
Drejtuesit e Komunitetit Mysliman, thanë dje se ky institucion dhe pronat e tij, nuk trajtohen në mënyrë të drejtë në raport me bashkësitë e tjera fetare në vendin tonë. “Shqetësimi më i madh për ne është se shumica e pronave janë të lira e, megjithatë, nuk i kthehen Komunitetit”, thanë përfaqësuesit e komunitetit fetar që dominon në Shqipëri. Prej kohësh është përfolur përkatësia jo islame e shumicës së zyrtarëve kryesorë të shtetit shqiptar dhe trajtimi prej tyre i komuniteteve fetare. Por ekzistenca e një konflikti në këtë mes është publikuar dhe zyrtarizuar dje me anë në të deklaratës së Komunitetit Mysliman, ku thuhet se të drejtat e pronës së këtij institucioni shkelen dhe se paragjykimi dhe diskriminimi ekziston.
Pronat
Në arkivat e Stambollit ndodhet pasqyra e vërtetë dhe autentike e pronave të Komunitetit Mysliman në Shqipëri. Megjithatë, edhe dokumentacioni që zotëron ky komunitet nuk është i mangët. Sipas këtyre shkresave, Komuniteti Mysliman është pronari më i madh në Shqipëri. Por edhe ky institucion, ashtu sikurse të gjithë pronarët e vendit tonë, vuajnë zbatimin e ligjit për pronat dhe bllokimin e rrugës së pronave drejt pronarëve të tyre. Sipas ekspertëve të kësaj fushe, çështja e pronave në vendin tonë veçse ka pësuar ndërlikime e paradokse dhe asnjëherë nuk është shfaqur vullneti për ta zgjidhur atë. Jo shumë kohë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ekspertët presin pak nga zbatimi i këtij ligji, pasi, ai që në momentin e propozimit dhe miratimit të tij, gjeti vetëm mbështetjen e strukturave shtetërorë e zyrtarëve të tyre dhe jo të atyre që përfaqësonin interesat e pronarëve në vendin tonë.