Malajt: Policia qëlloi mbi ne, s'e ka dorë në kontrabandë
30/12/2004
"Unë dhe im vëlla Agim Malaj, nuk kemi qëlluar mbi tragetin, as mbi policinë. Por janë ata që e kanë bërë këtë gjë. Dikush në Tiranë ka interes që të rifillojnë trazirat dhe rrëmujat në Tropojë, prandaj thonë përditë që unë kam qëlluar policinë"
Riza Malaj, pohon se viçat që shet i vëllai janë të blerë dhe mbi të ka qëlluar policia. Kjo, sipas tij, bëhet pasi ka oficerë të lartë policie që kanë interes të bëjnë një tregti të tillë dhe duan që të mos merret askush tjetër me të. Kjo histori, thotë Malaj, ka nisur prej disa muajsh. Madje, shton i përfoluri, ka oficerë policie që paguajnë to mos merret askush me tregtinë e viçave nga Tropoja. Në Tropojë janë drejtuesit e komisariatit që kanë dëshirë të jenë bërësit e kontrabandës. Rizai, që, sipas policisë është në kërkim, tregon se dy ditë më parë kanë qëlluar mbi banesën e tij dhe gjurmët e plumbave janë në mur, dëshmi e sulmit mbi banesë.
Krimet
Nuk kam besim të policia e qytetit, ka thënë Riza Malaj. Por, nëse prokurorët e Krimeve të Rënda do të merrnin vesh për atë ç'ka bëjnë policët, disa prej tyre mund të arrestoheshin menjëherë. Ka në komisariat, shprehet Malaj, policë që janë të inkriminuar. Sipas tij, ka prej agjentëve me uniformë që kanë sulmuar komisariatin dhe, sot janë në detyra të rëndësishme në polici.
Konflikti
Mes Malajve dhe policisë nuk ka pasur konflikt, pohon Rizai. Por me ardhjen e Ylber Durakut, shef komisariati, ka nisur përplasja. Riza Malaj, thotë se, "trageti nuk është magnetofon që ta marr në krah e ta marr peng unë, ka qindra vetë që kanë qenë të pranishëm, të cilët provojnë se unë nuk kam qëlluar dhe as kam rrezikuar njeri. Ndoshta policia ka interes ta paraqesë situatën të tensionuar, që të justifikojë veten sikur po bën punë të madhe, ose ndoshta për të mbuluar kontrabandën e saj".