E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Nuk ka prova për përdhunimin në qelitë e Sarandës”

29/12/2004  TIRANË - Nuk ka fakte që vërtetojnë se përdhunimi i të miturve në qelitë e paraburgimit të Sarandës ka ndodhur. Kjo është deklarata zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme, pas publikimit të një raporti të Qendrës për Mbrojtjen e Qytetarëve në Shqipëri. Ky raport i bërë publik dy ditë më parë, e ka drejtuar një shigjetë të fortë akuze për një skandal të përmasave ekstreme, drejt njërës prej qelive të paraburgimit në qytetin e Sarandës. Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet zyrës së shtypit, tha dje se verifikimet paraprake janë kryer dhe asnjë provë nuk është gjetur për të besuar skandalin. Hetimet paraprake janë filluar edhe nga Prokuroria e qytetit bregdetar të Jugut.

Hetimi në qeli

Vetë Kryeprokurori i Sarandës, Artan Avdiu, pasi është informuar nga mediat për ngjarjen e rëndë, është drejtuar në qelitë e paraburgimit, ku, sipas CRCA-së, besohet të jenë përdhunuar dy të mitur. “Sapo kam marrë dijeni për raportin e Qendrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, kam shkuar në qeli. Aty kam kryer verifikimet e para dhe kam pyetur. Prokuroria e Sarandës ka ngritur një grup hetimor për të kryer verifikimet paraprake. Një prokuror dhe një oficer i policisë gjyqësore po punojnë për zbardhjen e çështjes”, tha dje për gazetën “Metropol”, kryeprokurori i Sarandës, Artan Avdiu. Ai tha se ka kryer të gjitha kontaktet e mundshme dhe Prokurorisë nuk i është bërë i ditur asnjë emër dëshmitari, që mund të ketë pohuar përdhunimin në qelitë e paraburgimit të Sarandës.

Viktima

Grupi hetimor i Prokurorisë së Sarandës, pasi ka kryer verifikimet e para dje, ka mbërritur tek emri i njërës prej viktimave të përdhunimit, i cili ende është i paprovuar. “Ky person, aktualisht, ndodhet në Greqi, megjithatë hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të marrë edhe dëshminë e tij”, thanë dje burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, të gjitha hetimet që po kryhen, janë në kuadrin e verifikimeve paraprake. “Zyrtarisht nuk është hapur procedim penal, pasi nuk ka asnjë dëshmitar dhe provat mungojnë. Në këto kushte nuk mund të hapet dosje penale”, thanë dje burimet nga organi i hetimeve. Dy ditë më parë, Qendra për Mbrojtjen e Qytetarëve, publikoi dy ditë më parë një raport, sipas të cilit, në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Sarandës, ishin përdhunuar dy të mitur, A.Sh. dhe G.M., 17-vjeçare. Ky fakt, sipas hartuesve të raportit, është dëshmuar nga një i paraburgosur me iniciale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›