Burgu 302, dyshim arratisjeje për VIP-at

10/02/2005 Ende janë nën hetim për zbardhjen e skemës së arratisjes për projektin e tunelit 26 metra të Burgut të Sigurisë së Lartë 302 në Tiranë. Dikush ka paguar të hapë tunelin për të realizuar arratisjen e madhe nga burgu. Më të dyshuarit, sipas grupit të hetimit, janë të burgosurit që janë dënuar për krime të rënda, kryesisht me burgim të përjetshëm. Gaxhai, i përmendur si organizator i kësaj ideje arratie, ka mohuar nëpërmjet familjarëve dhe avokatit përfshirjen e tij në këtë histori. Jaho Salihi, Sokol Koçiu, Agim Pepa, janë afro 18 persona të dënuar, që futen në listën e të mundëshmve.
Gjurmët
Në galerinë e rrallë janë gjetur sende, të cilat i kanë kaluar ekspertizës, duke përfituar në këtë mënyrë gjurmët e “minatorëve”. Agim Leka është emri që ka futur në kurth përkohësisht hetuesit, pasi dokumenti i qirasë ka qenë i falsifikuar. Prokurorët kanë konfirmuar me verpimet e tyre se, Leka nuk është nga Korça. Njëkohësisht janë bërë krahasimet e gjurmëve në kompjuter, ku janë arkivuar të kërkuarit që kanë konsumuar vepra të tjera penale.
Tuneli
Më 4 shkurt, agjentët e policisë u gjendën përballë një befasie të madhe. Një shofer i Burgut 302 ka parë se dyshemeja pranë portës ishte e plasaritur. Dyshimin ia ka përcjellë eprorëve të burgut dhe menjëherë është shpuar toka në vendin e dyshuar. Rezultati ka qenë alarmant për policinë. Një tunel, që pas matjes ka rezultuar 26 metra, niste te një dyqan përballë dhe kishte si adresë burgun. Zbulimi është bërë në kohën e duhur, duke frenuar kështu arratisjen e madhe.