Masat e policisë dje për ndeshjen

10/02/2005 Kontrolle për kapjen e personave në kërkim
Policia merr masa për të mbajtur nën kontroll situatën në rrugë e sheshe. Të gjitha komisariatet e Qarkut të Tiranës kanë qenë në gatishmëri për përballimin e dyndjes së tifozëve nga e gjithë Shqipëria. Kapja e personave në kërkim, ishte një nga objektivat krysorë të bluve. Shoqërohen në policinë e SAEF-it, 4 shitës të paliçensuar biletash.
Masat
E gjithë policia e Tiranës në gatishmëri. Afro 2000 forca blu caktohen në pikat kyçe të kryeqytetit për të përballuar çdo eventualitet të mundshëm. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se objektivi kryesor i kontrolleve të uniformave në postblloqe ishte kapja e personave në kërkim, apo parandalimi i hyrjes në stadium të kontigjentëve kriminalë. Sakaq, një numër i caktuar efektivash të rendit patrulluan pandërprerje në rrugët e sheshet e kryeqytetit, për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Në ditën e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Greqi u arritën të viheshin në pranga 8 persona në kërkim. Duke përfituar nga dyndja e madhe e tifozëve në rrugë, të kërkuarit tentuan të arrinin synimet e tyre për qarkullim nga një qytet në tjetrin, apo qoftë dhe për të krijuar situata në stadiumin ku u zhvillua takimi. Shoqërime të tjera nuk pati, pasi gjithçka ishte në kontrollin e plotë të policisë.
Shoqërimet
Ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Ukrainës nuk u karakterizua nga shitja e biletave në tregun e zi me një çmim shumë të lartë, sikundër rastet e tjera syresh. Të kontaktuar në linjë telefonike me gazetën "Metropol", burime nga zyra e antrikrimit ekonomiko-financiar u shprehën se problemi i biletave kontrabandë nuk ishte i theksuar. Ndonëse federata e futbollit nxori në shitje vetëm një numër minimal biletash. Kësisoj u hapej shtegu tregtimit nën dorë, por dhe falsifikimeve. Por, burimet thanë se për habinë e specialistëve të antikrimit, kësaj radhe nuk u spekulua as me çmimet e as me fabrikimin e paligjshëm. "Megjithë kontrollet që ushtruam disa ditë me radhë në të gjithë rrugët e Tiranës, arritëm të evidentonim vetëm 4 raste syresh. Të katër shitësit e palicensuar të biletave të ndeshjes, u shoqëruan në ambientet policore dhe më pas u lanë të lirë. Ata nuk kishin më tepër se 20 të tilla në duar. Çka do të thotë se nuk mund të bëhet fjalë për tregti të organizuar. Aq më tepër kur ata nuk fitonin ndonjë vlerë të madhe parash nga ato. Fitimi ishte fare minimal", saktësojnë burimet.