Gazetat nën kosto nuk do të botojnë reklama

10/02/2005 Mediat do të publikojnë bilancet e tyre në fund të çdo viti dhe do t'i nënshtrohen kontrollit
Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur që t'u heq të drejtën e reklamave shtetërore gazetave që do të shiten nën koston e prodhimit. Gjatë diskutimeve, deputetët janë shprehur se kosto e prodhimit do të shpallet nga vetë botuesit, të cilët do të jenë të detyruar që të botojnë bilancet e tyre në çdo fundviti. Ndërsa vërtetësia e bilanceve do të kontrollohet nga organet e tatim-taksave. Gjatë diskutimeve për këtë çështje është hedhur poshtë propozimi i deputetëve Erion Braçe dhe Nikollë Lesi, për vendosjen e një çmimi standard për gazetat me 16 faqe, me 24 faqe etj. Shumica e anëtarëve të komisionit kanë theksuar se Kuvendi nuk mund të marrë vendime për të vendosur çmime për mallrat. Megjithatë është theksuar se kosto do të dalë nga botimi i gazetave.
Reklama
"Propozoj ta heqim fjalën 'njoftime' dhe të ngelet që gazetat, që dalin nën koston reale, nuk kanë të drejët të botojnë reklama, pasi njoftimet e saj, institucioni nuk ka logjikë t'i çojë në një gazetë me tirazh të ulët", është shprehur nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja. Kjo ka gjetur mbështetjen dhe të deputetëve të tjerë. Madje, për të përforcuar këtë qëndrim, është kërkuar që gazetat e shitura nën kosto nuk duhet të kenë lehtësira nga shteti. Me këtë vendim është pretenduar që pronarët e gazetave të shitura nën koston e prodhimit do të detyrohen të rrisin çmimin, për të pasur të drejtën e reklamave. Në rast të kundërt, humbja nuk do të plotësohet me financime të tjera. Një veprim i tillë është presupozuar të rregullojë tregun e mediave, duke vendosur barazinë në konkurrim. Gjithashtu është theksuar se do të jetë komisioni për konkurrencën që do të marrë përsipër dhe kontrollin e tregut të mediave.
Tenderat
Komisioni i Ligjeve ka vendosur që t'iu heqë të drejtën pronarëve të mediave për të përfituar prej tenderave publikë. Ky propozim ka ardhur nga deputetët Braçe dhe Lesi, që kanë theksuar se mediat po përdoren prej pronarëve, duke ushtruar presion ndaj pushtetarëve për qëllime përfitimi. Në këtë mënyrë, Braçe dhe Lesi kanë argumentuar se heqja e të drejtës nga tenderat do të sjellë pavarësinë e gazetarëve. Por kjo është cilësuar e padrejtë nga botuesit, të cilët janë shprehur se një pushtetar nuk ka pse të ketë frikë nga mediat, në rast se ai është korrekt me ligjin. Madje, ata janë shprehur se privimi nga tenderat është shkelje e barazisë. Në përfundim të komisionit, deputetët vendosën që drafti të rishihet dhe një herë para votimit në tërësi dhe më pas do të kalojë për votim në Kuvend.