Burgu i Gjirokastrës, Kapiten Gjylbegu: Do liroja 50 veta të dënuar me 101 vjet
28/05/2005 Ismail Gjylbegu në hetuesi
Të burgosurit e Gjirokastrës dolën burgu i grave
Cila është deklarata që dha kapiteni Ismail Gjylbegu përpara hetuesisë për mësymjen në burgun e Gjirokastrës?
Si u pushtua burgu i Gjirokastrës nga suita e Ethem Totës? Qëndresa e tre oficerëve në kalanë e Gjirokastrës. Cilat ishin dëshmitë e xhandarëve të Zogut për rebelimin e të burgosurve?
Zhvillimi i ngjarjeve nga Gjirokastra në Tepelenë dhe Sevastër. Cila ishte deponimi që bëri kapiten Gjylbegu në hetuesi për këtë situatë?Pse u dorëzua në Himarë një nga protagonistët e revolucionit të Delvinës?
Cila ishte atmosfera e periudhës 1930 deri më 1939 në Shqipëri? Në këtë hark kohor u shënuan tre kulminacione që tentuan të trondisnin pushtetin e mbretit. A ndikuan këto në ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri?
Studiuesi Veli Haklaj pasi ka mbeldhur një material të pasur arkivor, duke u mbështetur mbi fakte të dokumentuara zbardh të plotë ngjarjen më të bujshme në kohën e qeverisjes së Zogut. E njohur si Lëvizja e Delvinës, Haklaj përmes protagonistëve, pranë oborrit të mbretit zbulon intrigat politike, armiqësitë dhe projektet e fshehta, të panjohura më parë nën qeverisjen e Zogut.
I pandehuri Ismail Sulejman Gjylbegu, 40 vjeç, kapiten, ndihmës Qark Komandant i Gjirokastrës, në procesverbalin e mbajtur në hetuesinë e gjykatës politike (e cituar më sipër) deklaron: “… Ma vonë erdhi nëntoger Tajar Goxho e tha se Deda u arratis e nuk mujta me e zanë. Etehemi iu përgjigj se s’ka rëndësi kjo punë. Zbardh drita, marr urdhën me ju drejtue burgut për me lirue 50 veta të dënuem me 101 vjet. Kam ardhë tek porta e burgut me katër vetë gjendarmë qi emnat e tyre nuk më kujtohen. Jam ardhë para rojs burgut, më ka ndalë, ka thirr tetarin e rojes, ka dalë reshteri, që asht i burgosun, i cili shërbente si ndihmës roje komandanti i burgut. Asht urdhnue me më hapë portën tuj mos ditë ai se c’qëllim kam unë. Kam ardhë sipër, kam kërkue listën e pesëdhet vetave të dënuem sic thashë ma sipër, tue studiue kët me roj-komandantin e burgut. Në kët çast jam rrethue prej kapiten Ded Jakovës, Luigj Berishës, togerit paraushtarak Rustem Sadrija e disa ushtarë qi nuk i njofta. Ka fillue pushka. Për karshi penxheres e roj-komandës burgut i kam pa oficerët qi përmenda me armë në dorë.
Nuk kam qitë mbi ta, kam lajmërue Etehemin në telefon se ndodhem i rrethuem. Më tha liroje burgun përgjithësisht, se po coj nji fuqi prej pesdhet vetash në ndihmë. Kam thirrë gardjanin e burgut, qi njof po emnin nuk ia di, dhe e kam urdhnue për lirimin e të burgosunvet. Janë lirue të burgosunit, disa prej tyre kanë marrë armët e gjendarmve dhe kanë msye në drejtim për në derën e burgut… Jam zbrit dhe unë poshtë me dalë. Më duket se nuk e shifsha krejt, kish ardhë kapiten Ded Jakova dhe qëllonte me nji armë të burgosunit qi dojshin të dilshin nga porta. Mbasi kemi pa kyt kundërshtim, jemi ngjit përsëri sipër. Më kanë pytë të burgosunit pse s’na lanë gjindarmët me dalë jashtë; tuat i ke gjendarmët apo janë të Dedës. Ju kam thanë, gjendarmët janë të mitë po nuk kan dijeni se na do ju lirojmë ju, dhe unë jam kundra Dedës dhe jo me Dedën i bashkuem.
Të burgosunit për me gjetë vend ma mirë për hikje hapën murin nga burgu i grave. Ka ardhë një civil i veshun me rroba ushtarake e na tha dilni përjashata se burgu asht u lirë. Atëher kan dalë gjithë të burgosunit kush nga muri, kush nga porta, dhe un me kapterin e rreshterin kam dalë gjithnji tuj na qillue, por nuk shifshe njeri edhe drejtue Prefekturës. Ku luftimi në burg ka vazhdue dy orë, jashtë nuk kam pa gja se ç’asht ba, mbasi ishe mbyllë në nji dhom녔 (F.157, V1937, D.14, fleta 87-88)
Qëndresa e tre oficerëve në kalanë e Gjirokastrës
Në F.157, V.1937, D.15, fleta 278-279 ndodhen dëshmitë e kapiten Ded Jakovës nga Shkodra, Qark Komandant i Xhandarmërisë për Prefekturën e Gjirokastrës, dhe kapiten Luigj Berishës, nga Peja, 42 vjeç, officer i rekrutimit në Gjirokastër, të bëra para Trupit Gjykues të Gjykatës së Posaçme për faje Politike. Kapiten Dedë Jakova deklaron: “…pasi fola në telefon me Ethem Toton, e lashë telefonin dhe me anën e zonjës lajmërova kapiten Berishën deri sa unë po vishesha, atë çast shkova dhe vetë pas asaj dhe gjeta kapiten Berishën që po vishesh dhe bashkë me këtë shkuam muarmë dhe togerin, të ndjerin Rustem Sadrinë, dhe të tre t’armatosun u nisëm për në kala, rrugës kur po vinim gjetëm një gjendarmë dhe e pyetëm. Ky, na tha Ethem Totua, mbasi zaptoi Prefekturën na ka çarmatosur.
Këtë gjendarmë e ktheva unë nga rruga ku e kish dërgue Ethemi me e thirrë Raif Kerin, unë i thashë komandant’i i yt jamë unë dhe duhet t’i bindesh urdhnit tem, dhe e porosita që të veç e të lajmërosh Topullarët të më vinë në ndihmë se kemi fillue pushkën kondra rebelëvet, por ma vonë e konstatova se ky nuk kishte shkue tek Topullarët. Rrugës kam takuar një berber të cilit ju luta të vente e ta lajmëronte kapterin e burgut se nevet po ja mbrimë dhe të mos e dorëzonte burgun. Si vazhduam rrugën dhe hymë në kala nga porta e sahatit hymë në zyrën e rekrutimit, koha në këtë çast ish sa kish zbardhur. Në rekrutim masi muartim një reshter e një kapter që flinin i muartim dhe këta dhe u bashkuam tok. Unë u ngjita n’anë të sipërme dhe shof që po ndrohesh roja. I fola rojes që të mos e dorëzonte rojen, mirëpo ay mu gjegj se kapteri po më ndron; n’atë çast kuptova se burgu ishte në lirim e sipër, ju fola shokëve se shpejt burgu po lirohet; me anën e rojes të burgut të gravet kam thirrur kapterin, tue i thanë se hajde se ka ardhur komandant i qarkut, mas këtij ju drejtova rojes në taracë dhe e pieta nga jeni dhe mu përgjigj se jam nga gjendarmët e Delvinës, në këtë rast i thashë se nga gjendarmët e Ethem Totos, ay tue u përgjesh nëpër buzë jo, menjëherë hoqi pushkën, por unë tue e pa se po qillon, zura vend menjëherë dhe m’anë tjetër kapiten Luigji i ra rojes dhe kujtuam se e bëri të pa aftë, atëherë neve të dy oficerët e rogeri e dy reshetarat zunë derën e hekurtë të burgut ku shof rojen dhe derën mbydhur. Unë brisnja kapterit dhe gjendarmvet atëherë shof që të burgosrit ju rasën portës, por unë tue ju vu pushkën iu thashë se nuk kam me iu lanë të dilni dhe kam me iu vra, atëherë u ndalën dhe ju bërtita a ka ndonjë besnik prej Jush Mbreti, atëherë dy-tre prej tyre mu gjegjën po, ishin të burgosur nga Dibra. Ju premtova se po të merrnin guximin me i ndalue të burgosurit nga dalja do të bëhesh falja e tyre. Në këtë e sipër pashë që më doli kapela e një oficerit, por gjysma e fytyrës dhe shenja e shiritit në kapelle të cilën munda dhe e dallova q’ish kapiteni dhe si e njofa q’ish kapiten Gjylbega i thashë, edhe ty mor Ismail Gjylbega je rebelue. Mbi këtë e filluam pushkën tue qëllue njëri-tjetrin dhe atje sa do që bëmë pak pushkë, pozita e vendit më shtrëngoi të largohem dhe kur fillova me dal e me shkue nga rekrutimi, shof afër godinës së rekrutimit toger Rustem Sadrinë të vrarë. Toger Rustemi, pasi kishte luftue së bashku me dy kapitenat përballë portës së hekurt, ishte nisur për të marrë municione të tjera dhe për të kontrolluar rojet tek porta e sahatit dhe zyra e rekrutimit, ishte ndodhur në mes dy zjarresh; rebelëve të ardhur në Prefekturë dhe të burgosurve, tashmë të armatosur dhe ishte qëlluar me armë nga dritaret e burgut, kur kishte dalë zbuluar.”
Të organizoje një qëndresë kundër afro 300 të burgosurve për krime të rënda, forcave të shumta rebele të drejtuara në kala nga ana e nëntogerit Tajar Gaxho e Xhelal Shtupanit dhe Nevruz Bello, sigurisht që do pranoje dhe sakrificën sublime. Ja si sqaron këtë moment dëshmitari tjetër kapiten Luigj Berisha: “Në mëngjesin e datës 16.5.1937 q’akoma nuk kish dalë drita më ka trokit porta me një zë të hotuar dhe si u ngritëm dhe hapëm portën shofim zonjën e kapiten Ded Jakovës t’alarmueme tue më thanë shpejt se po ma vrasin kapitenin, të cilin e ka rrethue Et-hem Toto që ka zaptue Prefekturën; u ngrita dhe fillova me shpejti me u vesh, në këtë e sipër erdhi dhe Dedë Gjakova dhe mbasi u vesha dualltim tok, shkuam tek Rustem Sadria t’udhëhequr prej zonjavet tona mbasi nuk i denim shtëpinë, atje muartim dhe atë dhe vendosëm të vdesim për besën dhe detyrën që na ka ngarkue mbreti…” (F.157, V.1937,D15, fleta 279)
Shëno formulën e Betimit Ushtarak
Pas vrasjes së toger Rustem Sadrisë, dy kapitenat, Dedë Jakova dhe Luigj Berisha, tue pasë me vedi dhe reshter Osmanin dhe gjendarmë Argjirin dualtin nga kalaja dhe tue marrë rrugën kanë shkuar në Dhoksat, atje pasi janë marrë me rreth-komandantin e Libohovës se nuk ishte okupue prej rebelevat kanë shkuar atje dhe kanë filluar pregatitjet e focave për të tentuar rivendosjen e situatës në Gjirokastër. Nga Libohova kapiten Deda ka njoftuar për situatën Komandën e Përgjithshme të Gjendarmërisë si dhe Ministrinë e Punëve të Mbrendshme se me fuqitë që po përgatis po sulmoj Gjirokastrën. (F.157, V.1937, D15, fleta 278)
Zhvillimi i ngjarjeve nga Gjirokastra në Tepelenë dhe Sevastër
Në vazhdim të deponimeve të tij në hetuesi, kapiten Ismail Gjylbegu pohon: “…Kur shkova në Prefekturë, kam pa të burgosunit tuj u vesh e tuj u armatosë. Jam ngjit sipër prej dëshprimit edhe prej lodhjes unë s’jam ma për punë. Ethemi përgatiti nji fuqi si pararojë nën komandën e nëntoger Tajar Goxhos e Ali Nivicës për me shkue dhe tha se ke ura e Leklit ka qit roje e rreth-komandanti i Tepelenës nuk mund të kalohet. Ethemi tha mirë se po shkojmë të gjithë me fuqi. Mu më tha rrin e mban Prefekturën ti, unë tuj e pa gjendjen në një përfunim shkatërrimit ju gjegja se nuk qëndroj këtu. Atëherë tha thirrni Rahmi Kamberin, në kala çoni njizet vetë, në Qendër leni nji fuqi, dhe t’ikim se u bë vonë. U nisëm para darke të ditës djelë për në Tepelenë pa gjet ndonji kundërshtim. Në Tepelenë qëndruam në Bashki sa hangrëm bukë, urdhnoj Xhevdet Gjonlekenë fuqin me e pjestue tue i vue seicilës nga nji komandant, dhe u nisëm po atë ditë pas darke me automobile.
Në të parin ishte Xhevdet Gjoleka dhe në të fundit isha unë. Si u afruam në nji katund qi më duket se quhet Sinanaj, nji patrollë na ka gjujt edhe kemi qëndrue nja dy minuta, mandej përsëri vazhdume udhëtimin. Po nat katund gjetëm nji shumicë populli prej dyzet vetash…” (F.157, V.1937, D.14, fleta 88)
Për ngjarjen në vazhdim, nëntoger Xhelal Shtepani ka pohuar momentin e dorëzimit në Himarë: “… Në Tepelenë nuk gjetëm njeri. Prej aty pasditen e ditës së dielë u nisëm për Vlonë. Kemi shkue tek një rrapë në rrugë ku pimë kafë, bisedoj Ethemi me katundarë dhe e pritën mirë. I than se nuk kemi armë, por ata qi do të kenë armë do të vinë në Vlonë. I thanë prapë se në Vlonë ka plasë pushka. Kaluem prej aty dhe u ndaluem afër qafës së Sevasterit. Del nji njeri përpara qi Ethemi e njihte dhe duket se kishte lidhje me të. Ky i tha se në Vlonë ka kërsitë pushka dhe kur të shkoni juve Vlona asht e rame, nuk ka nevojë të zbrisni prej automobilave por shkoni drejt e në Vlonë. Mirëpo kur u futën dy-tre automobila në qafë filloj pushka me fuqinë e Qeveris. Zbritëm me shumë zor prej makinavet dhe ishte natë, u bë çrregullim dhe u shkatërrueme. Kështu hikëm me 7-8 vetë mal më mal deri sa u dorëzuem vet i katërti me vullnet kryeplakut Kullzit të Himarës, dhe me kryeplakun shkuem në rrethkomandën me shokët e mi, Ismet Toto, Teki Kolaneci dhe Myftar Buza…” (F.152, V.1937, D 35/3, fleta 1877).
Kurse kapiten Ismail Gjylbegu deponon këto fakte për këto momente: “…Automobili i parë qe ish Xhevdet Gjonleka e në të dytin Etehemi kan ndesh me përpjekje të patrollave të dërguara nga Vlora. Në kët rast jemi zbrit të gjithë nga automobilat, të parët se ç’drejtim kan marrë un nuk e dij, por unë zura brinë e rrugës n’majt ku mbaje mend Shefqet Babameton e nji rreshter e ca gjendarmë qi nuk i dij emnat mbasi ka qenë natë. Mbas vazhdimit prej dy orë pushkë kam pa se na kan hi sipër dhe shumicën e fuqis revolucionare ishte vu në t’ikur udhës. Atherë ka arrit kapter Abdi Golemi e më tha: z.kapiten çou t’ikim se kjo punë u shkatërrue. Jam çue e me kapterin, një gjendarmë e nji shumicë civilash e kemi hec xhades. Me nji pjes prej ktyne kam marrë malit përpjetë tuj na udhëheqë kapter Abdo Golemi drejtim për në rajon të Kurveleshit. Atë nat kemi fjet n’at mal në rajon të Vlorës e nesër jem nisë e ardhun afër Vermikut e kemi kalue në rajon të Kurveleshit në Bletaj. Shkaku i dorëzimit tem asht kenë për të vetmin qëllim për me shpjegue rrjedhën e çeshtjes të atyre njerëzve që janë të pafajshëm e që janë marrë me pretendime të rrejshme e disa dominu, se për ndryshe un do të kishe vra vedin se nji plum e kishe, por qi çeshtja të mos metej mistër.” (F157, V.1937, D.14, fleta 89)