Inspektoriati, kontroll produkteve blegtorale
27/05/2005 FIER - Periudha e nxehtë e verës kërkon më shumë vëmendje në rritjen e vigjilencës së tregtimit të produkteve blegtorale, për të bërë të mundur një produkt të pastër dhe cilësor për konsumatorin. Sipas deklarimeve të inspektoriatit veterinar të Bashkisë Fier, tregu blegtoral është i kontrolluar, por gjithsesi u bëhet thirrje konsumatorëve të bëjnë kujdes, sidomos me mishin që tregtohet jashtë këtyre njësive të kontrolluara. Kontrolli do të jetë i aplikuar në dy drejtime, për të mësuar nga njëra anë origjinën e këtyre produkteve dhe nga ana tjetër kontrollin e çertifikimit në njësinë e shitjes. Çdo lloj reagimi kundër këtyre praktikave kontrolluese do të bëhet shkak për gjoba të mëdha dhe deri në masa më të rënda penale.