E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kundërshton forcat e policisë, arrestohet

27/05/2005  ELBASAN - Ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, kur është ndaluar nga policia rrugore, e cila i ka kërkuar dokumentet e mjetit, por, me sa duket, i riu nuk e ka mirëpritur këtë, duke kërcënuar dhe sharë efektivin e rrugores. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur Altin Kamami, 29 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, është vënë në pranga nga efektivat e grupit të gatshëm, pas kundërshtimit që i ka bërë këtyre të fundit gjatë incidentit me efektivin e rrugores. Mësohet se i riu kishte precedentë të tjerë dhe rasti në fjalë nuk ishte i pari. Pas kryerjes së veprimeve të duhura proceduriale, dje materialet e kësaj çështjeje i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›