E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pedikyri në kushtet e shtëpisë

28/05/2005  Asnjëherë nuk duhet t’i lini këmbët tuaja pas dore. Në rast se nuk keni kohë për të shkuar në një qendër estetike apo sallon bukuri tashmë pedikyri dhe kujdesi për këmbët mund të realizohet edhe në kushtet e shtëpisë. Cilat janë rregullat që duhet të ndiqni për të mos pasur nevojë për t’iu drejtuar gjithmonë një qendre estetike për të pasur këmbë të hijshme dhe thonj të lyer bukur? Cilat janë produktet estetike që duhen përdorur?

Kujdesi për këmbët dhe thonjtë duhet të tregohet gjatë gjithë vitit, sidomos në dimër. Ja çfarë duhet të keni parasysh dhe pjesët më delikate të këmbëve, për të arritur atë që kërkoni.

1.Hiqni zmaltin

Hapi i parë është të largohet çdo gjurmë e smaltit që ka mbetur. Mundohuni të përdorni një solucion që nuk përmban aceton, pasi açetoni i zverdh thonjtë dhe i dobëson.

2. Maskë për këmbët dhe thonjtë

Edhe këmbët kanë nevojë për ushqimi dhe kujdes. Jo gjithmonë mund të përdorni produkte apo kremra të marra në sallonet e bukurisë. Ju mund të përgatisni një të tillë vetë në shtëpinë tuaj. Një grusht miell mund të përzieni me një lugë vaj. Këshillohet të përdoret vaj bajameje, por në rast se e keni të vështirë të gjeni mund të përdorni në vend të tij vajin e ullirit.

Së fundi mund të shtoni 5-6 pika esencë, kjo sipas dëshirës suaj, psh. esencë ekualipti, për aromë. Me masën e krijuar nga përzierja e tyre masazhoni këmbët dhe veçanërisht thonjtë, thembrën, dhe pjesët e forta të lëkurës. Pas disa minuta masazhi shpëlani këmbët me ujë të vakët.

3. Banjoja

Sekreti i pedikyrit perfekt është në banjon e këmbëve. Është shumë e rëndësishme që të zbusni lëkurën e thoi me një banjë 10 minuta dhe me një esencë vaji që nuk bën shkumë.

4. Limoni thonjtë

Më pas vjen radha e thonjve, që duhet të limohen rregullisht me limë prej letre. Lëvizjet duhet të jenë horizontale dhe mos limoni shumë pasi mund të krijohen irritime. Mos përdorni gërshërë që të thyejnë apo ciflosi thoin, pasi mund të dëmtoni atë, dhe pasojat janë të dukshme vetëm pasi thoi të jetë duke u rritur.

5. Lëkura e thoit

Duhet të përdorni një vaj të veçantë që të mund të zbusë lëkurën e thoit, në mënyrë që më pas lëkurën që ka dalë anash thoi të mund ta shtyni poshtë. Me shkopin ë posaçëm të thonjve shtyjeni atë në anë të kundërt, ndërkohë që për të mos irrituar lëkurën mund ta vishni shkopin me pambuk. Asnjëherë mos e prisni këtë pjesë të lëkurës pasi ajo mund të irritohet, madje edhe gjakoset. Ajo duhet zbutur me vajra apo krem, pasi zakonisht lëkura anash thoit është e thatë.

6. Kallot

Kallot nuk duhen ngacmuar, por duhet të trajtohen nga ekspertë. Është e vërtetë që kujdes duhet treguar pas trajtimit të tyre nga estetisti apo pedikyristi. Nëse këmbët tuaja vuajnë çdo ditë nga kallot e këmbëve, mos i lini ato pas dore por tregoni kujdes. Në raste të tilla është e nevojshme që të bëni banjë çdo ditë me ujë të vakët për 10 minuta. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini t’i mbani këmbët të shëndetshme. Mos harroni që dhimbjet në këmbë janë të dukshme edhe në pamjen tuaj.

5 rregulla për t’u mbajtur mend

Para ardhjes së verës dhe sezonit kur sandalet nxirren nga kutitë për t’u veshur ajo që është një domosdoshmëri është që së pari të kemi këmbë të bukura dhe një pedikyr perfekt. Ndërkohë që këtë sezon ngjyrat e manikyrit janë nga më të ndryshmet, të gjitha nuancat lejohen, e rëndësishme është që këmbët të jenë të lyera.

Shihni gjithnjë modelet dhe aktoret që kanë një pedikyr perfekt, dhe jo gjithmonë të realizuar nga specialistët. Disa këshilla që duhet t’i zbatoni edhe ju, pa pasur nevojë t’i drejtoheni një pedikyristi do t’ju bëjë të keni një cilësi më shumë për të joshur meshkujt.

1. Hapi i parë është depilimi. Duhet të keni parasysh se pa një depilim perfekt duhet t’i harroni sandalet, dhe vishni më mirë këpucë të tjera kështu që këmbët tuaja do të jenë të mbuluara mirë duke mos u dukur të shëmtuara.

2. Pasi të jeni depiluar mirë (kini kujdes të depiloni mirë kaviljet, këmbën dhe gishtat, pasi shumë herë këto pjesë lihen pas dore por nuk duhet të harroni edhe këto zona kanë qime) futini këmbët për 10 minuta në një legen me ujë të ngrohet dhe kripë të butë. Kjo banjo do t’i bëjë këmbët gati për trajtimet e mëpasshme.

3. Pasi t’i keni fshirë mirë me një peshqir të butë, me një gur apo limë për këmbët fërkoni thembrat, apo edhe pjesë të tjerë të këmbës ku lëkura është ashpërsuar, në mënyrë që të largohet lëkurë e vdekur që me kalimin e kohës është shtresëzuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›