Ndërtimorët do të prishin 50 ndërtime pa leje
27/05/2005 FIER – Rreth 50 ndërtime brenda qytetit të Fierit, por edhe në zonat rurale do të prishen gjatë javës nga policia ndërtimore e Fierit. Ndërtimet që do të prishen janë të ngritura në zonat publike, si rrugë, trotuare, gjelbërim etj. Mësohet se gati 50 për qind e numrit total të këtyre ndërtimeve janë në zonat rurale, në komunat që ka nisur të zbatohen projektet të plotësimit me infrastrukturën rrugore. Objektet që do të prishen nga ndërtimorët janë kryesisht të karakterit, mure rrethuese, garazhe dhe lokale. Në mbështetje të këtij aksioni, policia ndërtimore ka gjetur mbështetjen e policisë së rendit, duke shmangur në këtë mënyrë, edhe rastet e kundërshtuara nga shtetas posedues të ndërtimeve pa leje. I. Mërtiri