E Hënë, 2 Nëntor 2026

Evropë: Ora zero

28/05/2005  “Vetëshkatërrim” përpara votimit për Kushtetutën e BE

Në Evropë, të gjithë sytë janë drejtuar tashmë nga Franca, e cila përgatitet për të hedhur votën për kushtetutën e BE. Grindjet politike arritën kulmin teksa secila palë akuzonte tjetrën për populizëm dhe tradhti. Po përse janë francezët kaq skeptikë ndaj dokumentit?

Kushtetuta përbën një hap në drejtim të progresit dhe emancipimit për pjesën më të madhe të shteteve të BE, por për shumë francezë, një hap prapa në banalitetin e një kombi krejtësisht të zakonshëm. Pyetja është nëse, në një fluturim narcistik fantazie, francezët do të revoltohen edhe një herë përballë këtij realiteti të dhimbshëm. Sido që të jetë, bëhet fjalë për një situatë pa fitues

A po bëhen gati francezët të eksportojnë idetë e tyre revolucionare, në një shpërthim të papritur pasioni dhe dhune, përtej kufijve të tyre? A mos kanë ndërmend t’i japin një goditje vdekjeprurëse Ancien Régime-it Evropian në Bruksel? Dhe a do të bashkojnë forcat evropianët e tjerë për t’i bërë ballë këtij rreziku, ashtu si prusianët, austriakët dhe anglezët i bashkuan dikur forcat kundër jakobinëve dhe vrasësve të mbretërve në Paris?

Ndeshja e boksit hyri në raundin final – dhe dorashkat po hiqen. Tani, në orët e fundit, mund të ndodhë gjithçka dhe rregullat e mirësjelljes politike janë hedhur në kosh. Në ditët e fundit, përpara referendumit francez për traktatin kushtetues të BE, kundërshtarët dhe mbshtetësit i janë hedhur në fyt njëri-tjetrit, thuajse sikur të bëhej fjalë për fatin e Evropës dhe Republikës. Pjesa tjetër e Bashkimit Evropian nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të ulet e të shohë e habitur luftën e ndezur.

Kundërshtarët, si parlamentari Henri Emmanuelli – ish-president i Parlamentit francez, aktualisht udhëheqës i Partisë Socialiste dhe një zëdhënës i zemëruar i krahut të majtë – e kanë krahasuar një votë Pro me votimin e turpshëm që solli në pushtet Marshallin Philippe Pétain, pas rënies së Francës në duart e gjermanëve në vitin 1940. Me fjalë të tjera, vota Pro është e barazvlefshme me tradhtinë. Mbështetësit e Kushtetutës, nga ana tjetër – më i devotshmi është Presidenti Shirak – e shohin një votë Kundër, si thikë pas shpinës së kombit. Me fjalë të tjera, vota Kundër është një sulm i ndyrë që pengon rrugën e kombit drejt madhështisë që rezervon e ardhmja.

Në fakt, duke gjykuar nga retorika, një vëzhgues i huaj mund ta falet, nëse mendon që çdokush në Francë është gënjeshtar dhe tradhtar.

Por, zënka e ashpër në Francë, lidhur me protë dhe kundrat e projektit të kushtetutës së BE është zgjeruar tashmë edhe përtej kufijve të këtij vendi. Ajo që muaj më parë nisi si një betejë e brendshme politike mes linjave partiake, është kthyer në një fushatë panevropiane. Një javë më parë, anëtarë të njohur të së majtës evropiane erdhën e u mblodhën në Cirque d'Hiver, në Paris, për t’u takuar me shokët francezë.

“Një votë jo është shkatërrimtare”, deklaroi ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Josep Borrell, Presidenti spanjoll i Parlamentit Evropian, iu përgjërua shokëve, duke u thënë që “mos shkelmoni qeverinë tuaj, duke i dhënë një shkelm bythëve Evropës”. Të tjerë politikanë evropianë, përfshirë Kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder, u kanë bërë gjithashtu thirrje votuesve francezë që të miratojnë Kushtetutën.

Një çarje historike në Evropë?

Po nis të duket sikur kontinenti i vjetër gjendet përballë një çarje historike, siç ndodhi në 1789. A po bëhen gati francezët të eksportojnë idetë e tyre revolucionare, në një shpërthim të papritur pasioni dhe dhune, përtej kufijve të tyre? Duke i thënë Jo Kushtetutës, a mos kanë ndërmend t’i japin një goditje vdekjeprurëse Ancien Régime-it Evropian në Bruksel, me burokracinë e tij, mangësitë demokratike dhe oreksin e panginjshëm që ai ka për të imponuar rregulla? Dhe a do të bashkojnë forcat evropianët e tjerë për t’i bërë ballë këtij rreziku, ashtu si prusianët, austriakët dhe anglezët i bashkuan dikur forcat kundër jakobinëve dhe vrasësve të mbretërve në Paris?

Ndërkohë që skenar i tillë mund të tingëllojë alarmues, për mbështetësit e Kushtetutës, francezët kanë nisur një harbim, i cili mund ta transformojë Evropën në një zonë katastrofe politike të dielën. Por, për kundërshtarët, pasardhësit e sotëm të themeluesve francezë të BE, Jean Monnet dhe Robert Schuman, janë të vetmit që kanë kurajon të shprehin qartë shqetësimet e tyre – që BE e zgjeruar nuk është më një ledh mbrojtës kundër globalizimit, i cili në Francë shihet gjerësisht si kërcënim. Madje, e kundërta ndodh, ai po e përshpejton procesin e globalizimit.

Në Evropë, vëzhgimi i sondazheve franceze u kthye kohët e fundit në një mjet për të kaluar kohën. Prirja ka ndryshuar dy herë në muajt e fundit. Në javën përpara votimit, kampi kundërshtar është përpara, me 54, kundrejt 46 për qind, sipas sondazhit më të fundit të kryer nga agjencia IFOP për revistën Paris Match – dhe elita proevropiane në të gjithë spektrin politik është në panik.

Kryeministri Jean-Pierre Raffarin, i cili ende nuk e ka rimarrë veten nga operacioni në tëmth, dhe që për të treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore ka bërë edhe nxirje artificiale të lëkurës, tingëlloi thuajse histerik, përpara apokalipsit të supozuar, kaosit dhe “muajve të tërë krizë ekonomike”. “Një votë Jo, tha Raffarin, do ta ekspozojë Francën përpara sulmeve nga të katër anët”.

Por, edhe disa prej ministrave të kabinetit të tij ndienë që ky argument i shërbente më shumë se kujtdo atij vetë. Në fund të fundit, Franca ka më shumë se 10 vjet që përjeton papunësi, rënie të fuqisë blerëse, rritje të pasigurisë në punë një mangësi në rritje ekonomike dhe në besim tek administrata.

Ish-ministri socialist i Kulturës dhe Arsimit, Jack Lang, një prej mbështetësve më elokuentë të votës Pro brenda të majtës, i bëri thirrje Raffarinit që të mbyllë gojën. “Duhet të fshihesh. Le të jemi të ndershëm, sa herë që shfaqesh ti, ne humbasim dy për qind në sondazhe”.

Shkrirje mes socialistëve

Por, vetë socialistët kanë shumë vështirësi në përzënien e djajve të tyre politikë. Një shekull pasi është themeluar nga internacionalisti i madh, Jean Jaures, partia i është futur një rruge që çon në vetëvrasje. Kontradiktat në lidhje me Kushtetutën e BE rrezikojnë të çojnë në një ndarje fatale. Udhëheqja e partisë përreth Sekretarit të Parë, François Hollande, është përfshirë në një betejë pushteti për jetë a vdekje me disidentët, zëdhënësi më inteligjent i të cilëve është ish-kryeministri dhe ministri i Financave, Laurent Fabius.

Në këtë proces, politika e brendshme dhe politika evropiane janë mpleksur kaq keq, saqë një debat racional tashmë duket i pamundur. Populistët dhe demagogët nuk kanë hequr dorë nga retorikat më denigruese, teksa të dy palët kallin frikë, duke ekzagjeruar shumë apo thjeshtësuar rrezikshëm problemet.

Më shqetësuese për shumë brenda të majtës, është fakti që drafti i kushtetutës deklaron thuajse në krye se qëllimi i Bashkimit është të jetë një “treg i brendshëm me një konkurrencë të lirë dhe të pastër”. Fjala konkurrencë shfaqet më shumë se 40 herë në kushtetutë. Për Fabius dhe mbështetësit e tij, ky qëndrim – pra vënia në themel si parim suprem e liberalizmit ekonomik – do të ishte një goditje vdekjeprurëse ndaj politikave të majta në Evropë. Nga ana tjetër, Kushtetuta përcakton gjithashtu “sigurinë sociale dhe mbështetjen sociale” si të drejta themelore të qytetarëve.

Për mbështetësit e votës Pro, kjo shërben si një provë e qartë e paanësisë ideologjike të kushtetutës. Atyre u pëlqen të përmendin listën e termave të volitshëm që përmban Kushtetuta: dinjitet njerëzor, liri, demokraci, shtet kushtetues, tolerancë, drejtësi, solidaritet, jodiskriminim, barazi gjinore, nivel i lartë punësimi dhe rritje e qëndrueshme.

Kundërshtarët kundërpërgjigjen, duke thënë se kjo nuk është gjë tjetër veçse tymnajë – që objektivat fisnike të kushtetutës janë jo të detyrueshme. Por ajo që atyre u shpëton është se Evropa nisi thuajse 50 vjet më parë si një komunitet ekonomik, jo bashkim politik. Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave dhe kapitaleve ishte vendosur tashmë si një qëllim i deklaruar dhe themelor në Traktatet e Romës të vitit 1957. Baballarët e kushtetutës, të udhëhequr nga ish-presidenti francez, Giscard d'Estaing, nuk mundeshin të rishkruanin saktësisht historinë evropiane pa shkaktuar polemika. Rezultati i përpjekjeve të tyre është në kompromis – një që duhet të bëjë lëshime për veçantitë dhe traditat e të 25 vendeve anëtare – dhe jo një model uniform ekonomik dhe social për të gjithë.

Kontradiktat, por edhe ndryshimet kombëtare në perceptim dhe vlerësim, e bëjnë të vështirë të kesh një pikëpamje të paanshme për një opus, i cili është kompleks, pështjellues dhe, me 448 nenet e tij, shumë i gjatë. Për shembull, kushtetuta garanton të drejtën për grevë, por hap gjithashtu rrugë për mbyllje të fabrikave nga pronarët – diçka jo shumë problematike për gjermanët, por një provokim i madh për unionet e punës në Francë, ku këto lloj mbylljesh janë ende të paligjshme.

Kushtetuta përforcon të drejtën e Parlamentit Evropian për të marrë pjesë në procesin legjislativ në Bruksel, por i mohon atij të drejtën të iniciojë ligje apo edhe të ushtrojë ndonjë kontroll mbi Këshillin e Evropës. Ajo bën thirrje për mundësinë e “rritjes së bashkëpunimit”, duke u dhënë mundësi disa vendeve të lëvizin më shpejtë se të tjerët. Por ajo edhe ngre pengesa më të lata: Të paktën një e treta e shteteve të BE duhet të jenë anëtarë të një përshpejtimi të tillë dhe Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe Parlamenti duhet t’i miratopjnë. Motori ekonomik gjermano-francez, lehtësisht në gjendje të nxisë rritje në një Evropë më të vogël, fare mirë mund të pushojë së punuari në një BE më të madh me 25 anëtarë, apo në një të ardhme, me ndoshta 30 anëtarë. Automatikisht, Parisi dhe Berlini nuk do të ishin në gjendje të gjenin një numër të mjaftueshëm aleatësh për të krijuar një bërthamë solide brenda BE. “Nuk ekziston më mundësia për të ecur bashkë me gjermanët përgjatë rrugës së integrimit demokratik”, ankohet Senatori socialist, Jean-Luc Mélenchon.

Një bestseller në arrati

Teksti i Kushtetutës, më shume se 200 faqe i gjatë dhe duke qenë një akt ekuilibrues i manovrave politike, ai është kthyer në një bestseller në Francë, ku libraritë shesin me qindra mijëra kopje të dokumentit. Veç kësaj, qeveria ka postuar një pamflet, që përmban draftin dhe direktivat për pjesëmarrjen në referendum për të gjithë ata që kanë të drejtë të votojnë. Por shumë pak e njohin në detaje kushtetutën. Pasiguria dhe mosnjohja po e kthejnë referendumin në një sipërmarrje të rrezikshme – dhe një një “mjet propagande”, siç pranon tashmë Fabius. Ai thotë se nuk ka “përjetuar kurrë një lëvizje kaq të fortë kanosjeje intelektuale”.

Në disa raste, referendumi ka ndarë deri edhe familje, si për shembull Mitterandët. Vejusha e ish- presidentit ka ndërmend të votojë kundër, ndërkohë që një prej bijve të tij do të vërë shenjën krah kutisë ku ndodhet Po-ja.

Nganjëherë, grindja mes socialistëve ka marrë deri edhe tipare të një lufte civile, duke e detyruar ish- ministrin socialist të Financave, Dominique Strauss-Kahn, një mbështetës i vendosur i votës Pro, që të paralajmërojë kundër një “nate të thikave të gjata” – duke iu referuar larjes së hesapeve në mënyrë të dhunshme nga Adolf Hitleri me armiqtë e tij politikë në vitin 1934.

Por edhe paralajmërime të tillë ogurzinj nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar pjesën më të madhe të anëtarëve të partisë. Ish-kryeministri, Lionil Jospen, duke marrë pjesë në një miting masiv, për herë të parë që nga humbja spektakolare elektorale tre vjet më parë, akuzoi kundërshtarët e opozitës brenda radhëve të partisë së tij si “demagogë ekzagjerues dhemanipulues”. Udhëheqësit e kampit JO, e kanë quajtur ithtarin e Jospinit, Jack Lang, si një “administrator të nacionalizmit, ksenofobisë dhe të djathtës ekstreme”. Dhe ish-delegati i Parlamentit Evropian, Olivier Duhamel, edhe vetë një anëtar i komisionit të hartimit të kushtetutës, e sheh Francën “në rrugën drejt regresit bolshevik. ‘Liberal’ është kthyer në fjalë pornografike”, ankohet ai.

Presidenti Shirak, i cili nisi lëvizjen referendare për t’i dhënë rritje pozitës së tij si burrë shteti i madh evropian, tani i trembet katastrofës: për Evropën, për Francën, për vetveten. Në rrethanat aktuale, edhe një fitore e Po-së do të ishte një triumf i vogël. Por një fitore e Jo-së do të qe një frenim i jashtëzakonshëm, thotë rivali kryesor i Shirakut – por mbështetës i kushtetutës – Nicolas Sarkozy.

Në samitin e të ashtuquajturit Trekëndësh i Vaimarit – i përbërë nga Shirak, Shcroeder dhe Presidenti polak, Aleksander Kvansievski – në qytetin verior francez, Nancy, të martën e kaluar, Shirak u bënte thirrje francezëve që të miratojnë kushtetutën, duke theksuar një refuzim i tyre nuk do të shoqërohej nga ndonjë raund tjetër negociatash: “Me kë duhet të negociojmë? Dhe për çfarë?”, pyeti ai.

Rinegociimi, i pamundur

Schroeder përsëriti me besnikëri fjalët e Shirakut. Do të ishte iluzion, tha Kancelari gjerman, të besonim në mundësinë e një përmirësimi të mëpasshëm të Kushtetutës. Ai ndoshta ka të drejtë, dhe ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher është dakord, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një mundësi të dytë.

Një votë kundër, gjithashtu do ta zhyste Evropën në vakuum institucional. Siç ka bërë edhe në të kaluarën, BE do t’i duhej të vazhdonte të bënte si të bënte me Traktatin e negociuar në Nicë, në vitin 2000, dhe ndoshta ta rishikojë çështjen e kushtetutës në të ardhmen. Do të ishte një Evropë më pak sociale, më pak demokratike, më e dobët dhe më e rënduar, ndërkohë që votat e Francës dhe Gjermanisë në Këshillin e Evropës do të kishin më pak peshë sesa pas miratimit të kushtetutës.

Por, ministri i Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, i cili e ka vizituar disa herë Francën, për të bërë fushatë pro kushtetutës, thotë jo pa filozofi se “nuk do të jetë fundi i botës”. Daniel Cohn-Bendit u tërhoqi veshin miqve e tij majtistë në Partinë e Gjelbër, të cilë po tundohen për të votuar kundër, duke thënë se Franca duhet që më në fund “të mos ëndërrojë më se është në gjendje të sundojë Evropën”. Komentet e tij u shpërblyen me një breshër vezësh dhe domatesh në Montpelier dhe ai u përzu nga protestues me megafonë në Sorbonne, Paris. “Gënjeshtar! Nuk duam të të dëgjojmë më!”, ulërinin fansat e tij të zhgënjyer, të cilët gjendeshin përballë realitetit të hidhur që , “Dany le Rouge”, figura e famshme e Majit 1968, është kthyer në një evropian liberal kryelartë, i mirintegruar tashmë brenda institucioneve, kundër të cilëve udhëhiqte dikur marshimet e protestës.

“Ata më shohin si tradhtar, thotë Cohn-Bendit, por nuk kam përse dramatizoj”. Siç e di mirë ai, gjëja më e keqe për të majtën romantike është të bëjë paqe me realitetin. Në vitin 1965, Charles de Gaulle i madh ishte ende në gjendje të mbante peng Evropën me politikën e tij të “karriges bosh”. Gjithë sa duhej të bënte ai, ishte të bojkotonte mbledhjet në Bruksel për të mbrojtur interesat jetësorë të Francës. Por ajo kohë ka ikur tashmë. Pasardhësi i De Gaule, Shirak, duket sikur i vjen vërdallë skenës Evropiane si një mjeshtër që lëkundet buzë absurditetit.

Që nga politika bujqësore, deri tek Euro dhe ëndrra e një superfuqie evropiane, të gjithë nismat kryesore kanë ardhur gjithnjë prej Parisit. Për Francën, Evropa u kthye në themelin e një madhështie që ajo e kish humbur prej kohësh. Tani, kushtetuta e BE pranon qëllimin e një politike të përbashkët sigurie dhe mbrojtjeje, por vetëm nëse kjo është e pajtueshme me kërkesat e NATO-s. Ky lëshim, i domosdoshëm për thuajse të gjithë anëtarët e tjerë, e hedh vizionin francez të një Evrope të barabartë me Amerikën në koshin e plehërave të simbolizmit.

Parë në këtë dritë, kushtetuta përbën një hap në drejtim të progresit dhe emancipimit për pjesën më të madhe të shteteve të BE, por për shumë francezë, një hap prapa në banalitetin e një kombi krejtësisht të zakonshëm. Pyetja është nëse, në një fluturim narcistik fantazie, francezët do të revoltohen edhe një herë përballë këtij realiteti të dhimbshëm. Sido që të jetë, bëhet fjalë për një situatë pa fitues.

Pa një shans të dytë

Presidenti Shirak, i cili nisi lëvizjen referendare për t’i dhënë rritje pozitës së tij si burrë shteti i madh evropian, tani i trembet katastrofës: për Evropën, për Francën, për vetveten. Në rrethanat aktuale, edhe një fitore e Po-së do të ishte një triumf i vogël. Por një fitore e Jo-së do të qe një frenim i jashtëzakonshëm, thotë rivali kryesor i Shirakut – por mbështetës i kushtetutës – Nicolas Sarkozy.

Në samitin e të ashtuquajturit Trekëndësh i Vaimarit – i përbërë nga Shirak, Shcroeder dhe Presidenti polak, Aleksander Kvansievski – në qytetin verior francez Nancy, të martën e kaluar, Shirak u bënte thirrje francezëve që të miratojnë kushtetutën, duke theksuar një refuzim i tyre nuk do të shoqërohej nga ndonjë raund tjetër negociatash: “Me kë duhet të negociojmë? Dhe për çfarë?”, pyeti ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›