Burgu i Peqinit "merr" vip-at e 302

27/02/2005 Pas Gaxhait, transferohen Pepa, Grori, Bërballa, Kartela
Kati i dytë i Burgut 302, boshatiset nga të dënuarit për krime të rënda. Dje në orët e para të mëngjesit, me makinat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë transferuar për në Burgun e Peqinit katër të dënuar "Vip". Agim Pepa, dënuar me burgim të përjetshëm për vasjen e komisar Gani Malushit, Arben Grori, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në spitalin "San Paolo" në Milano të Italisë, Arben Bërballa, dënuar me 15 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe Eduard Ymeri, ose i ashtuquajturi "Kartela", dënuar për vrasje me 25 vite burg. Ekipi i të fortëve është dërguar dje në orët e paradites në Burgun e Peqinit. Kushtet komode të Burgut 302, tashmë të dënuarit do të mund t'i kërkojnë në Burgun e Peqinit.
Transferimi
Bashkë me katër të dënuarit e sipërpërmendur, në Peqin, nga Burgu 302 kanë shkuar edhe 20 të dënuar të tjerë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shprehen se shumë shpejt kati i dytë i Burgut 302, do të boshatiset. Ai nuk do të mbahet më si një nga vendet e të priviligjuarve, por do të shërbejë si vend për të paraburgosurit. Largimi i të dënuarve nga ky mjedis, u bë menjëherë pas skandalit të hapjes së tunelit të nëndheshëm. I pari që la dhomat e izolimit në mes të "metropolit" ishte Gazmend Braka, ai që tashmë nga ana e organit të hetimit është quajtur si projektues i hapjes së kanalit prej 26 metrash. Për të eliminuar të gjitha mundësitë e të dënuarve për krime të rënda, që të tentojnë arratisjen, transferimi i tyre është bërë në Burrel dhe në Peqin. Të dy këto institucione të vuajtjes së dënimit, janë të sigurisë së lartë. Kështu, Gaxhai është dërguar në Burrel nën masa të rrepta sigurie. E njëjta skemë është përdorur edhe dje, për të larguar nga Burgu 302 katër të dënuar për krime të rënda. Radhën për të ndërruar qeli, sipas burimeve të mësipërme, e ka Sokol Koçiu, i cili i ka rezistuar dy kontigjenteve të para.
Ministria
Ndërsa bëhet transferimi i të dënuarve nga njëri burg në tjetrin, tek 302-shi janë duke u bërë ndryshime të mëdha. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se ky burg shumë shpejt do të ketë masa të forta sigurie dhe do të shërbejë për të mbajtur të tjerë të paraburgosur të arrestuar për krimie të rënda, që të jenë më pranë gjykatës për seancat që do bëhen në ngarkim të tyre. Një pjesë e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, do të shërbejë si paraburgim.
Reforma, rrokadë drejtuesish nëpër burgje
Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, vazhdon të kryej reformë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në kuadër të kësaj reforme, të premten në mesditë, drejtorit të Spitalit të Burgut i është komunikuar shkarkimi nga detyra. Llambi Koçi, që prej dy vjetësh mbante postin e drejtorit të Spitalit të Burgut. Ndërsa të premten, nëndrejtoi i Burgjeve, Hasan Ahmetaj, i komunikon atij lëvizjen. I pyetur për motivet e largimit nga kjo detyrë, Koçi iu shpreh se nuk kishte asnjë arsye. Ahmetaj, në momentin e komunikimit të largimit, i ka thënë Koçit se puna e tij ka qenë e mirë dhe se ai do të ishte më i dobishëm në Burgun 325, si nëndrejtor. Ahmetaj ka kujtuar edhe disa vdekje të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Spitalin e Burgut, por që nuk kanë qenë si pasojë e punës së dobët të Llambi Koçit. Në vend të Koçit është emëruar Vladimir Bisha, ish-shef i rendit në Komisariatin numër 2 Tiranë. Kohët e fundit, Bisha ka punuar në varësi të Ministrisë së Rendit, në Kukës. Tashmë pritet që Bisha të mund të bëjë zhvendosjen e të sëmurëve psikikë, atë që për aq kohë në detyrë nuk arriti të bënte dot Llambi Koçi. Disa herë, Koçi ishte shprehur për shqetësimin më të madh, atë të qëndrimit të sëmurëve psikikë. Por premtimet e ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa, se në janar këta të sëmurë do të largoheshin, mbetën në letër.
Transferimet pas tunelit
Agim Pepa
I dënuar me burgim të përjetshëm, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në të dy shkallët e gjykimit ka dhënë të njëjtin vendim. U shpall fajtor për vrasjen, më 6 gusht 2003, të komisar Gani Malushit dhe shoferit të tij, Gjovalin Ndreu. Dje, ai është përcjellë për në Burgun e Peqinit
Arben Grori
I dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos për vrasjen në spitalin "San Paolo" të Naim Zyberit. Ndërkohë, Grori është në një tjetër proces, në akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve
Arben Bërballa
I dënuar me 15 vite burg. Sipas akuzës ka qenë një ndër krerët e kartelit shqiptar të drogës të grupit "Kokaina". Është dënuar së bashku me pesë të pandehur të tjerë. Dhe Bërballa është futur dje në listën e të transferuarve
Eduart Ymeri, i ashtuquajturi "Kartela", është një tjetër i burgosur, i dënuar me 25 vjet heqje lirie, që ka lënë dje qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë 302, duke udhëtuar drejt Burgut të Peqinit
Gazmend Braka
I ashtuquajturi "Gaxhai", ideatori i tunelit të tentativës së arratisjes më 4 shkurt 2005. Eshtë i pari që u transferua, duke e dërguar në Burgun e Burrelit, në të njëjtin vend ku vuan dënimin rivali i tij, Zani Çaushi