“Erzeni” me stadium të ri futbolli
27/02/2005 Bashkia e FSHF, 270 mijë dollarë
DURRËS – Bashkia e Shijakut si dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shpenzuar 270 mijë dollarë për kompleksin sportiv për klubin “Erzeni” dhe sportëdashësit e futbollit.
Përurimi i mjediseve të reja të godinës si dhe të terrenit sportiv është zhvilluar dje para se vendësit të ballafaqoheshin me miqtë e ekipit të futbollit “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. Në përurimin e mjediseve të reja kanë qenë deputeti i zonës Agron Duka, Presidentit i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe kryetari i Bashkisë Igli Çela.
Në fjalën e tij, Çela bëri të ditur se bashkia ka financuar 70 milionë lekë, ndërsa FSHF 200 mijë dollarë, duke përmirësuar ndjeshëm mjedisin për stërvitje si dhe për realizimin e takimeve të ekipit “Erzeni”.
Stadiumi i Shijakut, i rrethuar dhe me një tapet të ri, ka përfituar edhe investime në rikonstruksionin e tribunës, e cila ka një kapacitet prej 350 vende si dhe në mjediset e brendshme. Folësit thanë se në një kohe shumë të shpejtë do të ndërtohen edhe shkallët në pjesën përballë tribunës, ndërkohë që në Shijak është investuar edhe për ndërtimin e tre fushave të minifutbollit.
Shiritin e përurimit të stadiumit të ri e ka prerë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Igli Çela.
270 mijë dollarë
investimi për kompleksin sportiv
70 milionë lekë
investimi i bashkisë Shijak
200 mijë dollarë
investimi i FSHF