Polici grindet për rrugën i bie fqinjit, i plagos të bijën

27/02/2005 Dorëzohet te kolegët, 16-vjeçarja dërgohet në spital
DURRËS - Një efektiv i policisë së Repartit nr.234 të Tiranës ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçare, pas një grindjeje që kishte pasur me prindërit e saj. Punonjësi i policisë, i cili është arrestuar në flagrancë nga kolegët e tij, menjëherë pas krimit, mësohet se e ka realizuar plagosjen me pistoletën, pjesë të armatimit të tij vetjak.
Koflikti
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së premte, në fshatin Borizan, të Kujës, pas një grindjeje mes policit Bajram Maja dhe familjes së Halit Peraqit. Maja dhe Peraqi, sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, ka nisur grindjen disa kohë më parë dhe shkak për grindjen mes palëve është bërë kundërshtimi i familjes Peraqi për të lejuar policin të kalonte me makinë në tokën e tyre. Personat e përfshirë në konflikt janë banorë të të njëjtit fshat.
Ngjarja
Mbrëmjen e së premtes, efektivi i repartit të Ministrisë së Rendit Publik, ka qenë duke ukthyer në shtëpinë e tij me automjetin tip “Fiat Uno”, me targa TR 0141 A. Si edhe herë të tjera, sërish ka nisur të shamatojë me bashkëfshatarin Halit Peraqi. Këta të fundit kanë kundërshtuar përpjekjen e policit 43-vjeçar Bajram Maja për të kaluar me autoveturë në rrugën pranë shtëpisë së tyre. Ndonëse grindja ka zgjatur për një kohë të gjatë, askush nga fqinjët nuk ka hyrë në mes të palëve,
ndërkohë që polici, i cili e ka ndier veten të fyer, ka nxjerrë armën e brezit, duke qëlluar në drejtim të Peraqit, por plumbi ka goditur vajzën e Halitit, R.Peraqi, 16 vjeçe, e cila ka hyrë në mes të konfliktit për të qetësuar prindin dhe policin. Për pasojë R.Peraqi ka marrë plagë të rëndë në brinjë, duke bërë që të afërmit ta dërgojnë me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Policia
Pas këtij akti, ka qenë vetë polici, i cili ka vënë në dijeni eprorët e tij, duke u dorëzuar armën e krimit me gjashtë fishekë si dhe ka marrë, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë metalike model 54, kalibri 7.62mm. Nga ana e saj, policia e Durrësit, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se ka qenë një plumb i vetëm i pistoletës së bllokuar në mesnatë gjatë arrestimit të shtetasit Bajram Maja, që ka plagosur 16-vjeçaren. Policia gjithashtu ka bllokuar krahas armës së krimit edhe automjetin, ndërkohë që në vendin e ngjarjes grupi hetimor ka konstatuar se gjatë grindjes mes palëve, makina e policit Maja është dëmtuar nga Peraqi, duke i thyer xhamin e parë të
autoveturës.