Osumi përmbyt dy lagje në Berat

27/02/2005 Pronarët e një fushe hipizmi rrezikojnë jetën nga vërshimi i ujit
BERAT - Kanë mjafuar vetëm tre orë shi i rrëmbyshëm, që sërish lumi Osum të përmbytë ndërtesa dhe shtëpi banimi në rrethinat e Beratit. Shiu, i rënë në mesnatën dhe në paraditen e djeshme, ka bërë që lumi Osum të përmbyt disa shtëpi në lagjen "Çlirim" si edhe tre shtëpi banimi në lagjen “30 vjetori”. Në dy prej shtëpive të përmbytura për momentin nuk banon njëri, pasi banorët janë larguar në emigracion. Dje Osumi ka përmbytur dhe një fushë hipizmi si dhe një stallë me mbi 9 kuaj, që përdoren për këtë sport. Madje, pronarëve të këtij sporti, i sapolindur në Berat, u është dashur që të rrezikojnë për momentin edhe jetën, duke punuar në shi, edhe pse lumi po u rrëmbente edhe argjinaturën që pronarët po e ngrinin me ekskavatorin e tyre gjatë kohës që lumi po rrëmbente me dallgët e tij të rrëmbyshme çdo gjë që po gjente përpara. Në këtë moment, pronarët e ekskavatorit janë detyruar të lënë ekskavatorin në mëshirën e fatit dhe të arrijnë t’i shpëtojnë mbytjes të sigurt, po në mëshirën e fatit pronarët kanë lënë edhe ndërtesën e përmbytur me 9 kuajt e hipizmit.
Po dje lumi Osum ka rrezikuar edhe ndërmarjen e gjelbërimit, madje burime zyrtare thanë për gazetën se nga vërshimi i lumit punëtorët janë detyruar të largohen nga ndërmarrja dhe nga shtëpitë e banimit, pasi kanë pasur frikën e shëmbjes të shtëpive nga gërryerja që lumi çdo ditë po i bënë bregut, ku dhe janë ndërtuar shtëpitë dhe ndërmarrja e gjelbërimit. Po këto burime thanë për gazetën se lumi Osum po rezikon edhe dy ndërmarrje të tjera të ndërtuara në bregun e tij, këto janë ish-ndërmarrja e bonifikimit dhe ajo e ish-pyjores tashmë të privatizuara.