Studentët e Durrësit, peticion për kompensimin e biletës
27/02/2005 Pas prishjes së Urës së Limuthit, paguajnë më shumë për Tiranë
DURRËS – Janë 365 studentë nga qyteti i Durrësit, që vijojnë studimet e larta në Universitetet e Tiranës dhe që kanë nënshkruar dje një peticion, në të cilin kërkojnë subvencionin e biletës së përditshme. Peticioni, i cili i është drejtuar Ministrisë së Transportit, Bashkisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare, vë në dijeni këto institucione se 750 studentë të Durrësit, të cilët kanë abone për të udhëtuar me tren drejt Tiranës që prej kohës së dëmtimit të Urës së Limuthit detyrohen të paguajnë gjashtë herë më shumë. Gjatë kësaj kohe dymujore, e cila do të vazhdojë të kushtojë në xhepat e familjeve të studentëve, edhe së paku tre muaj, studentët edhe pse me abone, kanë paguar çdo ditë 2000 lekë (të vjetra) vajtje-ardhje Durrës-Tiranë. Në janar studentët bënë të parën përpjekje duke u kërkuar organeve vendore të gjejnë mundësinë e kompensimit të biletës për studentët me abone, por lënia në harrëse e kërkesës nga vendorët i ka shtyrë ata të ndërmarrin nënshrkimin e një peticioni. Kërkesa e studentëve është injoruar nga të gjitha strukturat, ndërkohë që, sipas nënshkruesve të peticionit, mundësitë për të zgjidhur përkohësisht problemin kanë qenë të mundshme.
Ata gjithashtu i janë drejtuar edhe subjekteve politike lokale e qendrore, ndërkohë që deri dje vetëm dega e PD së Durrësit i ka mbështetur. Kryetari i forumit rinor të kësaj partie, Rezart Kthupi, deklaroi dje se, “ministria ose pushteti vendor në Durrës duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të zgjidhin ankesën e studentëve”. Sipas kreut rinor të PD së Durrësit, bashkia duhet të lidhë kontratë me disa autobus enkas për studentë, por edhe për të punësuarit e tjerë në Tiranë dhe që kanë abone për këtë linjë. Ndërkohë edhe këshilltarët e PD në këshillin e bashkisë Durrës kanë përpiluar edhe propozimin për subvencionin e pjesshëm ose të plotë të vlerës monetare të rrugës Durrës-Tiranë dhe anasjelltas për studentët.
Ura e Limuthit, e cila gjendet 15 km larg Tiranës, është dëmtuar më 22 dhjetor 2004, duke bërë që trenat e linjës Durrës-Tiranë të ndalojnë në Vorë.