Zjarr shtëpisë së tatimorit socialist
27/02/2005 Në fshatin Nivicë
Mbrëmjen e së premtes është djegur banesa e shtetasit Stillo Premti në qendër të fshatit Nivicë. Ngjarja ka ndodhur në orën 23.30 minuta dhe, sipas informacioneve paraprake, mësohet që në këtë orë në fshat ka munguar furnizimi me energji elektrike, ndaj dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Premti është anëtar i forumeve të larta drejtuese të Partisë Socialiste në Sarandë dhe pjesë e personelit të zyrës së tatim-taksave në bashki që prej vitit 1998. Sipas të afërmve të tij, ai ndodhet në Greqi për një problem familjar dhe njoftimi për djegien e banesës i është përcjellë nëpërmjet telefonit.
Kryetari i degës së Partisë Socialiste në Sarandë, Astrit Llanaj, duke folur për mediat, nuk ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me problemin e Kakomesë. Ndërkaq, sipas informacioneve nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri, në Sarandë mësohet se nga zjarri janë djegur dy dhomat e banesës. Zjarri është shuar nga banorët, pasi mjetet e policisë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer malor, që karakterizon këtë zonë.
Burime zyrtare nga komisariati i policisë në Sarandë thanë se tashmë janë identifikuar autorët e ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Emrat e autorëve të ngjarjes nuk bëhen të ditur për arsye hetimi nga organet përkatëse.