Burgu i Sigurisë së Lartë në Fier, 3 godina të reja për të dënuarit

Ka perfunduar ndërtimi i godinave të burgut të Sigurisë së Lartë në anë të rrugës Fier-Marinzë. Kjo qendër që do të shërbejë si paraburgim dhe burg për personat me liri të kufizuar është përfunduar pothuajse, duke bërë të mundur që të burgosurit të trajtohen me strandarte Europiane dhe bashkohore.
Perfundimi i ketij burgu të Sigurise se Larte do te ndikoje edhe ne eleminimin e mbipopullimit ne Institutet e Ekzekutimit te Vendimeve Penale.
Burime te brendshme te ketij institucioni bëjnë me dije se me përfundimin e të gjitha godinave, aty do te strehohen mbi 500 te burogsur dhe rreth 150 te paraburgosur. Jane gjithsej tre objekte ku do te qendrojne te burgosurit dhe nje objekt tjeter per te sistemuar te paraburgosurit.
Projekti eshte financuar nga Bashkimi Europian me nje vlere prej rreth 12 milion eurosh në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ky burg i sigurise se larte eshte parashikuar te perfundoje ne muajin maj te vitit 2013.